Connect with Us

Brazil 2014, ndeshjet e kësaj të marte

Sport

Brazil 2014, ndeshjet e kësaj të marte

Publikuar

-

Ndeshjet e sotme në Kampionatin Botëror të Futbollit nisin me lojën midis Belgjikës dhe Algjerisë, në orën 18:00. Në orën 21:00 do të përballen Brazili, i cili ka fituar lojën e parë kundër Kroacisë, dhe Meksika, ndërsa në mesnatë luajnë Rusia dhe Koreja e Jugut. Në ndeshjet e së hënës, Gjermania ka mundur Portugalinë me rezultat 4:0, Irani dhe Nigeria kanë përfunduar baraz, ndërsa SHBA-ja dhe Gana me rezultat 2:1.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ilir Daja tregon dëshirat e fundit të merkatos

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është besimplotë se me afrime të tjera në ekip gjendja mund të jetë akoma edhe më e mirë. Numri një i pankinës së Skënderbeut, në një prononcim të dhënë para disa ditësh për “Panorama Sport” zbuloi se çfarë pret nga pjesa përmbyllëse e merkatos.

Daja me sa duket e kishte planifikuar ardhjen e dy lojtarëve nga Gana, pasi ai pohoi se priste që ekipi të përforcohej në mbrojtje dhe mesfushë.

“Përtej faktit që e dimë se cila është pozita jonë në këtë moment, mund të them se ekipi ka nevojë për afrime. Ne kemi pikat tona ku na duhen plotësime lojtarësh dhe për më tepër cilësorë, për të qenë gati. Mund të them se mbrojtja dhe mesfusha janë repartet ku jemi në emergjencë për momentin, pasi nuk kemi shumë alternativa loje.

Gjithsesi, i takon klubit të bëjë zgjedhjet e veta. Unë, nga ana ime, kam kërkuar afrimet me qëllim që fillimi i sezonit të na gjejë gati dhe të barabartë në fushë me ekipet e tjera pretendente për këtë sezon. Ka ende ditë deri në mbylljen e merkatos dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh trajneri Daja.

Skënderbeu e nis sezonin e ri në shtëpi, ku të shtunën pret Flamurtarin, skuadër të cilën trajneri Daja e drejtoi në sezonin e shkuar. Të dyja ekipet i kanë nisur me vonesë përgatitjet sezonale, por vlonjatët për shumë arsye ndihen inferiorë, pasi akoma nuk mund të quhen skuadër, për vetë peripecitë që po kalon Flamurtari.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo?/ Dilemës së madhe i jep fund shkenca

Publikuar

-

Messi apo Cristiano Ronaldo? Është pyetja e cila kurrë nuk do të ketë një përgjigjje të saktë. Megjithatë, për të provuar se kush nga dy futbollistët është më i mirë, është kryer një studim shkencor i cili drejton gishtin nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Studimi është realizuar mbi bazën e të gjitha ndeshjeve nga viti 2013 deri në vitin 2018, ku përfshihen gjuajtjet, pasimet, driblimet e gjithçka që një lojtar bën në sulm apo në mbrojtje.

Ylli i Barcelonës ka dalë fitimtar me një koeficient 1,21 karshi portugezit, që është ndalur në 0,61.

Studimi, i kryer nga një universitet belg, del në përfundimin që Leo Messi ka më shumë ndikim në skuadër sesa CR7.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zyrtare/ Federata spanjolle dënon “Topin e Artë”

Publikuar

-

Luka Modric do të mungojë për Realin në ndeshjen e të shtunës kundër Valladolidit.

Mesfushori kroat është dënuar me një ndeshje moslojë nga Federata Spanjolle pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Celta Vigos, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Gjithashtu, fituesi i “Topit të Artë” do të paguajë një gjobë prej 600 eurosh, ndërsa klubi madrilen 300 euro.

Në Madrid janë të lumtur me këtë dënim minimal, pasi kroati mund të ishte dënuar edhe më shumë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE