Connect with Us

Ronaldo “fenomeni”: Cristiano nuk ka rivalë për “Topin e Artë”

Sport

Ronaldo “fenomeni”: Cristiano nuk ka rivalë për “Topin e Artë”

Publikuar

-

Nuk ka asnjë dyshim Ronaldo fenomeni në lidhje me fituesin e Topit të Artë. Sipas ish sulmuesit të kombëtares braziliane, Cristiano Ronaldo nuk ka rivalë në garën për çmimin më të rëndësishëm individual dhe do të jetë portugezi  që do të triumfojë në ceremoninë gala që do të mbahet në datën 12 Janar në Zyrih të Zvicrës. Në garën për Topin e Artë, Cristiano Ronaldo ka përballë 4 herë fituesin e këtij trofeu, argjentinasin Lionel Messi dhe portierin kampion bote me Gjermaninë në Kupën e Botës, Manuel Neuer.

“ Është dicka shumë e këndshme të shikosh Realin e Madridit sesi luan futboll. Los Blancos kanë shumë cilësi në mesin e fushës por mbi të gjitha kanë në skuadër Cristiano Ronaldon, i cili bën gjëra të mrekullueshme në cdo ndeshje. Këtë vit unë nuk kam asnjë dyshim pasi fituesi i Topit të Artë do të jetë Cristiano. Në 2014-n ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe meriton ta fitojë këtë çmim. Për mendimin tim Ronaldo nuk ka rivalë në garën për futbollistin më të mirë të vitit”.

Në vijim Ronaldo fenomeni theksoi se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo aktualisht janë dy futbollistët më të mirë në Botë, megjithatë në këndvështrimin e 38-vjecarit brazilian edhe bashkombasi i tij Neymar është një yll i futbollit Botëror dhe shumë shpejtë do të arrijë majat.

“ Do të vijë edhe momenti i Neymar, ai është një futbollist me talent të madh dhe unë jam i sigurt se herët apo vonë do të arrijë nivelin e Cristianos dhe Messit”.

Në fund të intervistës së tij kampioni i Botës në vitin 2002 me Brazilin, këshilloi drejtuesit e Realit të Madridit të firmosin sa më shpejtë me Lucas Silvën, 21-vjecarin që shkëlqeu me Cruzeiron në sezonin e fundit të kampionatit brazilian.

“ Lucas Silva është një futbollist që na ka mahnitur të gjithëve me paraqitjet e tij kohët e fundit. Ai është një mesfushor i ri por me shumë kualitet. Unë mendoj se Lucas Silva do të ishte një blerje shumë e mirë për Realin e Madridit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE