Connect with Us

Seria A . Roma-Milan 0-0

Sport

Seria A . Roma-Milan 0-0

Publikuar

-

Përfundoi në barazim 0-0 supersfida e javës së 16 të Seris A Roma  – Milan, rezultat që e con sërish në 3 pikë diferencën mes Juventusit kryesues dhe verdhekuqve të Rudi Garcias. Pavarësisht se Milani luajti për 25 minuta me një lojtar më pak, të dyja skuadrat morën atë që dhanë në këtë përballje.

Olimpikon e përshkoi një drithërimë që në minutën e dytë, kur De Sanktis kreu dy pritje të njëpasnjëshme, duke i mohuar golin fillimisht Hondas nga distanca e më pas Polit prirët me portën, me topin që përfundoi në këndore. Kundërpërgjigja e Romës erdhi në të 21 me Florenzin, që provoi me të parën pas një vertikalizimi nga mesfusha, por Diego Lopez ndodhet në vendin e duhur duke e devijuar topin në fundore. Portieri spanjoll u shfaq në lartësinë e detyrës  pas tentativës së Totit me një goditje standarde (26), ndërsa në minutën e 29 nuk i fali kënaqësinë e golit Gervinhos, i cili vallëzoi më topin mes mbrojtësve në zonën e Milanit, por pa mundur ta mposhtë portierin 33-vjecar. Pjesa e parë u mbyll më një goditje spektakolare të Mekses, që e detyroi De Sanktis të fluturonte në trekëndëshin e djathtë të portës së tij.Milani ishte më kërkues në pjesën e dytë, duke iu afruar golit fillimisht me Menez në të 51, ndërsa në të 57 De Sanktis shmangu një tjetër rrezik në portën e Romës. Episodi që prishi ekuilibrat në fushë ishte ai i minutës së 70, kur Armero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një prekjeje të topit me dorë.

Edhe pse në inferioriet numerik Milani arriti të mbrohej mirë, por ishtë me shumë fat në minutën e dytë shtesë, kur pas një kombinimi perfekt mes Gervinho dhe Yanga Mbiwa, Lopez bëri mrekullinë duke shmangur një gol të sigurtë që do të thoshte humbje për skuarën kuqezi.

Sfida tjetër e mbrëmjes, Sasuolo – Cesena përfundoi në barazim 1-1. Simone Zaza kaloi në epërsi vendasit me 11 metërsh në minutën e 76, por festa e formacionit të Eusebio di Franceskos u prish në minutën e katërt shtesë nga Ze Eduardo, që

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE