Connect with Us

Neuer i trembet konkurencës për Topin e Artë

Sport

Neuer i trembet konkurencës për Topin e Artë

Publikuar

-

Trajneri i Gjermanisë kampione të Botës, Joachim Loew, uron që Manuel Neuer, gardiani i portës së pancerave të fitojë Topin e Artë, duke u bërë portieri i dytë në histori pas Lev Yashin që nderohet me cmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit. ” Manuel Neuer e meriton këtë nderim, pasi i ka dhënë rolit të portierit një dimension të ri” – shpjegoi trajneri i Gjermanisë. Por gjithsesi vetë Manuel Neuer nuk ndihet favorit për triumfin në garën për Topin e Artë, duke i konsideruar dy rivalët në garë, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si më të kuotuar për të fituar cmimin, edhe pse sic përmend indirekt Neuer ky favorizim i tyre vjen edhe për cështje që nuk kanë të bëjnë thjesht me futbollin apo vlerat që shfaqen në fushë.
“Le ti themi gjërat ashtu sic janë. Unë nuk jam absolutisht favoriti për Topin e Artë. Dy të tjerat janë dy marka ndërkombëtare dhe janë dukshëm të avantazhuar ndaj meje”.
Për të njohur zgjidhjen e enigmës së Topit të Artë duhet pritur 13 janari i 2015, kur dhe do të bëhet i ditur emri i fituesit në ceremoninë që do të mbahet në Zyrih të Zvicrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE