Connect with Us

Empoli kërkon Ledian Memushajn

Sport

Empoli kërkon Ledian Memushajn

Publikuar

-

Ledian Memushaj mund t’i shtohet kolonisë së futbollistëve kuqezi në Serinë A. Mesfushori shqiptar, aktualisht pjesë e Pescarës në Serinë B, i dhënë në formë huazimi nga Lecce, kërkohet me ngulm nga Empoli, që kërkon të përforcojë skuadrën në fazën sulmuese. 28-vjeçari ka spikatur gjatë fazës së parë të kampionatit në Serinë B, teksa ka shënuar 2 gola në 11 ndeshje me Pescara-n, ndërsa një bonus i i rëndësishëm për të ishte edhe aktivizimi me përfaqësuesen në dy miqësoret e prestigjit me Francën dhe Italinë, ku Memushaj dhuroi paraqitje pozitive.

Në rast transferimi te skuadra nga Toskana Memushaj nuk do ta kishte aspak problem përshtatjen, pasi aty do të gjente një tjetër futbollist të kombëtares kuqezi, pikërisht Elsied Hysajn, i cili është formuar si futbollist në akademinë e Empoli-t, e njohur  në Itali për prodhimin e talenteve të futbollit.

Empoli aktualisht renditet në vendin e 13-të të Serisë A, në kuotën e 18 pikëve, 6 pikë larg zonës së ftohtë. Objektivi i skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit italian është mbijetesa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: