Connect with Us

Bartomeu: Messi i rëndësishëm, Luis Enrique ka besimin tim

Sport

Bartomeu: Messi i rëndësishëm, Luis Enrique ka besimin tim

Publikuar

-

Situata kaotike te Barcelona po trazon futbollin spanjoll por për të qetësuar ujërat mendon presidenti Josep Maria Bartomeu, i cili konfirmon se në fund të sezonit do të zhvillohen zgjedhjet për postin e presidentit.

“Kemi vendosur të zhvillojmë zgjedhjet në fund të sezonit. Duhet të ulim sa më shumë tensionin përreth klubit”.

Në vijim të konferencës për shtyp, Bartomeu përqëndrohet te çështja e trajnerit Luis Enrique, duke mbështetur punën e tij.

“Luis Enrique po punon shumë për skuadrën dhe nuk kam asnjë dyshim që ai është njeriu i duhur në vendin e duhur. Unë personalisht besoj plotësisht te projekti që ai ka”.

 
Një mbështetje e rëndësishme kjo e presidentit të klubit katalanas për trajnerin që kohët e fundit është përfolur për një përplasje me Lionel Messin.

“Nuk është aspak e vërtetë që Messi është gjobitur. Nuk e di kush e ka thënë një gjë të tillë por është e sigurt që e ka bërë me keqdashje. Kam folur me Messin dhe Luis Enriquen, por këto janë gjëra që ndodhin në dhomat e zhveshjes. Messi i këtij viti nuk është Messi i vitit të shkuar. Këtë vit ka ambicje dhe dëshirë për të fituar. Ky është një lajm i mirë për të gjithë katalanasit. Ai është lojtari më i mirë i botës por rreth tij ka edhe shumë yje të tjerë. Organika e Barcelonës është e një niveli shumë të lartë por Messi nuk është jeta e këtij klubi, ai është një pjesë shumë e rëndësishme. E kam takuar atë ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë por nuk do të flas asnjëherë për atë që diskutuam”.
Në fund, Bartomeu zbulon diçka edhe për arsyet që e detyruan të vendoste largimin e Andoni Zubizarretas.

“Gjatë kohëve të fundit nuk kishte më besim mes palëve. Po kërkojmë një drejtor sportiv por nuk po nxitohemi. Ai duhet të jetë një njeri i Barcelonës, që është ose ka qenë pjesë e këtij klubi”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ilir Daja tregon dëshirat e fundit të merkatos

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është besimplotë se me afrime të tjera në ekip gjendja mund të jetë akoma edhe më e mirë. Numri një i pankinës së Skënderbeut, në një prononcim të dhënë para disa ditësh për “Panorama Sport” zbuloi se çfarë pret nga pjesa përmbyllëse e merkatos.

Daja me sa duket e kishte planifikuar ardhjen e dy lojtarëve nga Gana, pasi ai pohoi se priste që ekipi të përforcohej në mbrojtje dhe mesfushë.

“Përtej faktit që e dimë se cila është pozita jonë në këtë moment, mund të them se ekipi ka nevojë për afrime. Ne kemi pikat tona ku na duhen plotësime lojtarësh dhe për më tepër cilësorë, për të qenë gati. Mund të them se mbrojtja dhe mesfusha janë repartet ku jemi në emergjencë për momentin, pasi nuk kemi shumë alternativa loje.

Gjithsesi, i takon klubit të bëjë zgjedhjet e veta. Unë, nga ana ime, kam kërkuar afrimet me qëllim që fillimi i sezonit të na gjejë gati dhe të barabartë në fushë me ekipet e tjera pretendente për këtë sezon. Ka ende ditë deri në mbylljen e merkatos dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh trajneri Daja.

Skënderbeu e nis sezonin e ri në shtëpi, ku të shtunën pret Flamurtarin, skuadër të cilën trajneri Daja e drejtoi në sezonin e shkuar. Të dyja ekipet i kanë nisur me vonesë përgatitjet sezonale, por vlonjatët për shumë arsye ndihen inferiorë, pasi akoma nuk mund të quhen skuadër, për vetë peripecitë që po kalon Flamurtari.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo?/ Dilemës së madhe i jep fund shkenca

Publikuar

-

Messi apo Cristiano Ronaldo? Është pyetja e cila kurrë nuk do të ketë një përgjigjje të saktë. Megjithatë, për të provuar se kush nga dy futbollistët është më i mirë, është kryer një studim shkencor i cili drejton gishtin nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Studimi është realizuar mbi bazën e të gjitha ndeshjeve nga viti 2013 deri në vitin 2018, ku përfshihen gjuajtjet, pasimet, driblimet e gjithçka që një lojtar bën në sulm apo në mbrojtje.

Ylli i Barcelonës ka dalë fitimtar me një koeficient 1,21 karshi portugezit, që është ndalur në 0,61.

Studimi, i kryer nga një universitet belg, del në përfundimin që Leo Messi ka më shumë ndikim në skuadër sesa CR7.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zyrtare/ Federata spanjolle dënon “Topin e Artë”

Publikuar

-

Luka Modric do të mungojë për Realin në ndeshjen e të shtunës kundër Valladolidit.

Mesfushori kroat është dënuar me një ndeshje moslojë nga Federata Spanjolle pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Celta Vigos, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Gjithashtu, fituesi i “Topit të Artë” do të paguajë një gjobë prej 600 eurosh, ndërsa klubi madrilen 300 euro.

Në Madrid janë të lumtur me këtë dënim minimal, pasi kroati mund të ishte dënuar edhe më shumë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE