Connect with Us

Sepp Blatter, nën hetim në Shtetet e Bashkuara

Sport

Sepp Blatter, nën hetim në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter është vendosur nën hetim nga zyrtarët amerikanë si pjesë e procesit për korrupsion në trupën e futbollit botëror, njoftoi media amerikane. Lajmi vjen disa orë pasi Blatter njoftoi se ai do të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Prokurorët amerikanë nisën një hetim penal javën e kaluar, ndërsa shtatë zyrtarë të FIFA u arrestuan në Zvicër, pjesë e një grupi prej 14 personash të vendosur nën akuzë.
Dy ditë pas këtyre arrestimeve, Blatter u rizgjodh presidenti i FIFAs, mirëpo ai tha të martën se i duket se mandati që ka marrë nuk mbështetet nga të gjithë në botë. Sipas tij, FIFA ka nevojë për një ristrukturim të thellë.
Zyrtarët amerikanë të cituar nga Nju Jork Times thanë se shpresojnë të kenë mbështetjen e disa figurave të FIFAs tashmë nën akuzë për pastrim parash dhe trukime, në mënyrë që të ngrenë çështje edhe kundër Blatter. prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara,
Loretta Lynch foli për korrupsuion me rrënjë të thella në futbollin botëror.
Në njoftimin e hetimeve, Lincj theksoi se ishin vetën në nisje të punës së tyre më shumë sesa në fund. ajo gjithashtu bëri thirrje, disa ditë ëprpara rizgjedhejs së Blatter për mandatin e pestë për një fillim të ri në organizatë.
Hetimet amerikane ishin të parat që e zhytën trupën qeverisëse të futbollit në krizën e saj më të madhe në histori.
Në raportin e vet departamenti amerikan i Drejtësisë tha se 14 persona ishin nën hetim në të gjithë botën, për dyshime se kanë marrë rryshfete dhe mbështetje që velrësohet në shumën e më shumë se 150 milionë dollarëve për një periudhë 24 vjecare.
Dy zëvendëspresidentë janë mes shtatë zyrtarëve të FIFA të arerstuar në Zyrih, ata presin që të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE