Connect with Us

Frikë për Immobile, u përplas dhunshëm në miqësore

Sport

Frikë për Immobile, u përplas dhunshëm në miqësore

Publikuar

-

Momente frike për sulmuesin italian të Sevillas, Ciro Immobile. Gjatë miqësores që skuadra andaluziane po luante kundër anglezëve të Watford, ish bomberi i Torinos u përplas dhunshëm me portierin Gomes. Lojtari italian mori një goditje të fortë në kokë, duke detyruar mjekët e ekipit ta transportonin me barrelë me një maskë oksigjeni për të evituar përkeqësimin e gjendjes së tij. Immobile u transportua menjëherë në spital ku u nënshtrua testeve të detajuara për të zbardhur shkallën e dëmtimit.

Sipas informacioneve, Immobile është në gjendje të mirë dhe pritet që të dalë nga spitali gjatë orëve në vazhdim. Për shkak të këtij episodi, miqësorja u ndërpre për rreth 7 minuta, pasi shokët e skuadrës kërkonin informacione për gjendjen e tij. Ciro Immobile u transferua në Spanjë pak ditë më pas pas eksperiencës së dështuar në Dortmund. Ai u bashkua me Sevillan në formën e huazimit. Te andaluzianët, 25-vjeçari ka detyrën e vështirë për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Carlos Bacca.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020: Ja 19 ekipet e kualifikuara, edhe 5 bileta ende në lojë

Publikuar

-

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme eliminatore ka shkuar në 19 numri i ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020. Dy ekipet e fundit që siguruan sot biletën janë ato të grupit D, Zvicra dhe Danimarka. Në ndeshjet e nesërme të fundit për këto eliminatore do mësohet edhe ekipi i 20-të, nga përballja Uells-Hungari. Bale […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020, mbyllen takimet e sotme: 2 ekipe presin biletën për në Europian

Publikuar

-

Janë mbyllur takimet e sotme eliminatore, ku bien në sy fitoret e thella të Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit fituan 9-1 ndaj Armenisë duke i mbyllur këto eliminatore me pikë të plota, 10 ndeshje, 30 pikë. Zvicra nuk pati probleme dhe fitoi me lehtësi 1-6 në Gjibraltar duke siguruar vendin e parë në Grupin D […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia është çmendur, shënon 9 gola në ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar

-

Italia ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë formë. Të kaltrit mbyllin eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë pikët e plota në 10 ndeshje, pra 10 fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, që po luhet në Palermo dhe ende nuk ka […]

LEXO TE PLOTE