Connect with Us

Thirrje anti-shqiptare në Maqedoni

Sport

Thirrje anti-shqiptare në Maqedoni

Publikuar

-

Vazhdojnë incidentet me baza etnike në Maqedoni. Prej startit të sezonit të ri futbollistik në vendin fqinj, janë regjistruar thirrje anti-shqiptare.

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur” dhe ofendime të tjera u dëgjuan në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, aty ku Shqipëria do të luajë me Maqedoninë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2018.

Thirrjet me baza etnike erdhën në fundin e pjesës së parë, pasi ekipi shqiptar i Shkupit po kryesonte 1-0 me golin e Ardian Nuhiut. Thirrjet e spikerit për qëndrim korrekt në tribuna, huliganët maqedonas të Vardarit iu përgjigjën me vërshellima.

Në fund derbi i Shkupit përfundoi në barazim 2-2. Në këtë ndeshje munguan tifozët shqiptarë të përfaqësuar nga grupimi “Shvercerat”. Vendimi u mor për arsye sigurie, pasi ndeshja ishte cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga Federata Maqedonase.

Çmenduria e huliganëve të grupimit “Komitët” vazhdoi në fshatin Batincë, në rrethinat e kryeqytetit. Pas ndeshjes, ata dhunuan 12 shqiptarë të këtij fshati, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët. Huliganët fillimisht i provokuan me fjalë, ndërsa më pas iu vërsulën fizikisht. Ai që e pësoi më rëndë barbarinë e “Komitëve” është Burhan Ismaili, sëbashku me kushëririn e tij, 14-vjeçar.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në stadium, tifozët shqiptarë festuan me skuadrën e tyre pas derbit. Barazimi u prit edhe më mirë se një fitore, pikërisht prej faktit që skuadra luftoi pa mbështetjen e fansave dhe kundër koreve raciste

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE