Connect with Us

Livorno prezanton Armando Vajushin

Sport

Livorno prezanton Armando Vajushin

Publikuar

-

Një marrëveshje e përfunduar në më pak se 24 orë. Chievo dhe Livorno gjetën akordin për transferimin e Armando Vajushit në Serinë B. Për ti vënë vulën shërbeu deklarata e sulmuesit shqiptar, në faqen zyrtare në facebook.

“Falenderoj nga zemra të gjithë tifozëve të Livornos, për ngrohtësinë që më shfaqën. Shpresoj t’ua shpërblej në fushë dhe Forca Livorno”, shkruante 23-vjeçari.

Edhe pse parashikohej të kalonin disa ditë përpara firmës në kontratë, Livorno përshpejtoi kohën, duke e prezantuar Vajushi menjëherë Vajushin.

Sot gjatë mesditës lojtari i Kombëtares shqiptare u paraqit në selinë e klubit, ku pozoi me fanellë përpara mediave dhe menjëherë u paraqit në seancën stërvitore nën urdhërat e teknikut Christian Panuçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Kukësi nuk ndalon punimet për stadiumin e ri, shikoni si duket aktualisht

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht masave të ashpra kufizuese për të mbrojtur qytetarët prej koronavirusit, punimet për stadiumin e ri të Kukësit vazhdojnë, por me ritme të ngadalta. Në një njoftim të klubit verilindor bëhet me dije se ritmi i punimeve për stadiumin e ri të nënkampionëve të Shqipërisë po vazhdojnë me staf dhe orar të kufizuar. Situata e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos për pagat e Vllaznisë, Kryetarja e Këshillit akuzon për manipulim

Publikuar

-

Nga

Klubi i Vllaznisë është një nga të shumtët që nuk janë privatizuar dhe vazhdojnë të vuajnë keqmenaxhimin e bashkive. Prej muajsh lojtarët dhe punëtorët e klubit nuk po paguhen dhe është krijuar një situatë shumë e vështirë, në një periudhë kur paratë janë një nevojë urgjente në situatën që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Publikuar

-

Nga

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati. “Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova […]

LEXO TE PLOTE