Connect with Us

Douglas Costa, bast i fituar i Bayern Munchen dhuron spektakël me topin

Sport

Douglas Costa, bast i fituar i Bayern Munchen dhuron spektakël me topin

Publikuar

-

Kur Douglas Costa erdhi te Bajern nga Shakthtar Donetsk për 30 mln euro kishte shumë prej atyre, që besonin se shpenzimi i Bajernit për brazilianin ishte i tepruar. Por në tre javë kampionat, Costa i ka bërë të gjithë për vete, që nga drejtuesit, shokët e skuadrës e deri te tifozët. Në ndeshjen e fundit ndaj Leverkusen, dha asistin e golit të parë për Thomas Muller ndërsa ishte dhe një prej më të mirëve në fushë për bavarezët. Një javë më parë, gjithashtu mori krahun në ndeshjen me Hoffenheim për golin e fitores së Leëandoëskit, ndërsa në javën e parë ndaj Hamburgut dhuroi një asist për golin e 3-të të Thomas Muller dhe shënoi po vetë dhe golin e pestë për skuadrën e tij me një finalizim të jashtëzakonshëm.

Tre javë, 3 asist dhe 1 gol por mbi të gjitha shumë spektakël në fushë si për të treguar se Guardiola këtë herë në merkato ka bërë zgjedhjen e duhur. Megjithatë, braziliani klasin e tij të vërtetë duket se nuk e ka shfaqur ende, dhe pse një gricmë e dhuroi në minutën e 80-të përballë Leverkusen…

https://www.youtube.com/watch?v=8K8e-ivUKvw

Aktualitet

Dikur ishte ikona e Real Madridit/ Tani rrezikon 4 vite burg

Publikuar

-

Raúl González Blanco, ikona e Real Madridit dhe trajneri aktual i Real Madrid Castilla, është një hap larg që të gjykohet për krim ekonomik dhe do të vazhdojë të hetohet për paaftësi paguese, përvetësim dhe krim të koorporatave. Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008 ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin. Ai rrezikon nga një deri ne katër vite burg nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

Gjyqtarët urdhëruan që procesi kundër tij të vazhdoj. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë euro, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Cádiz.

Ata e akuzojnë atë për zbrazjen e kompanisë së tij të aksioneve të “Europa Scar Sport (ESS)” për të kursyer borxhin. Deri tani, legjenda e Madridit ka pohuar se nuk ka kryer parregullsi. “Aurantia” gjithashtu ka denoncuar vëllanë e tij Carlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanco, të cilët ai i quajti administrator të ndërmarrjes së falimentuar pas transferimit të aseteve në kompani të tjera.

Ai është legjendë e Realit të Madridit, me 228 gola në 550 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Por përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe Raul do të mbaj përgjegjësi nëse shpallet fajtor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tronditet Kukësi, Valdet Rama largohet për arsyen e çuditshme

Publikuar

-

Nga

Kukësi përmbylli sezonin e tashmë ka plot 6 futbollistë pa kontrata. Ata janë Valdet Rama, Besar Musolli, kapiteni Ylli Shameti, Simon Rrumbullaku, Stivi Frashëri e Ardian Cuculi. Të gjithë këta futbollistë të Kukësit janë mjaft të lakmuar në merkato e ofertat në drejtim të tyre nuk kanë munguar.

Kjo listë me gjashtë emra ndahet në dy kategori, të afruar rishtazi po me shumë potencial si Valdet Rama, futbollistë stabël si Simon Rrumbullaku, Stivi Frashëri e Ardian Cuculi, e emblema si kapiteni Shameti dhe ndihmëskapiteni Musolli.  Kur për një pjesë të mirë prej tyre klubi ka besim se do qëndrojnë, e kundërta ndodh me ish-yllin e Kombëtares Valdet Ramën, shkruan “Panorama Sport”.

LARGIMI

Sulmuesi 31-vjeçar ishte një nga afrimet më të mira në emër dhe potencial i të gjitha kohërave te Kukësi, aq sa dhe pse lojtari kishte më shumë se një vit pa luajtur, i gjithë opinioni sportiv në vend e trumbetoi me të madhe afrimin e tij te Kukësi. Dhe pse Rama vetë nuk pranoi të prezantohej më si “yll” dhe me shumë bujë, ai zgjodhi të punojë në fushë. Dhe ia doli.

Për diçka më tepër se një muaj ai arriti të debutojë me Kukësin, e më pas punoi duke luajtur 10 takime në Superiore e duke shënuar 2 gola. Luajti 4 takime në Kupën e Shqipërisë ku shënoi 1 gol e dy në Kupat e Europës. Pra, dhe pse kishte më shumë se një vit pa luajtur, ai e arriti shpejt formën fizike dhe performoi mjaft mirë te Kukësi, ku në pak kohë u bë një prej shtyllave të ekipit. Kontrata e Ramës ishte 6 muaj me të drejtë rinovimi për një vit me Kukësin, por nga burime të sigurta pranë lojtarit, gazeta mëson se ai nuk do të jetë më pjesë e Kukësit për sezonin e ri. Nuk do të rikthehet më te Kukësi.

Gazeta mëson ekskluzivisht dhe arsyen se pse 31-vjeçari është krisur me klubin. Rama është paguar korrektësisht me data dhe çdo gjë sipas kontratës deri në momentin e përfundimit të Kupës së Shqipërisë. Ai ka pasur një bonus prej 5 mijë eurosh për të marrë nga Kukësi si pasojë e fitimit të Kupës së Shqipërisë, të cilën nuk e ka marrë. Ky veprim i pakoordinuar dhe i papaguar në kohë përmes drejtuesve të klubit ka bërë që futbollistit t’i mbetej hatri dhe të mendonte largimin. Kjo jo për shumën, por për gjestin.

Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë, por një rikthim i Ramës duket i pamundur. Në adresë të 31- vjeçarit kanë ardhur disa oferta mjaft interesante nga Gjermania, Kroacia, Kazakistani e Katari, madje dhe nga klube të tjera shqiptare, sidomos prej dy ekipeve të kryeqytetit, të cilat mbeten për t’u vlerësuar nga Rama dhe menaxheri i tij. Drejtori Nexhipi është angazhuar për të negociuar me sulmuesin e krahut, por do ta ketë mjaft të vështirë ta bindë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tirana nuk heq dorë, i bën ofertë zyrtare mesfushorit të Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Tirana ka afruar Torasan, Kalenë, Bathën, Karriqin, Bakajn, Qirkon, Dungën dhe Osmanin gjatë kësaj merkatoje, mirëpo puna nuk ka ndalur me kaq.

“Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive se skuadra kryeqytetase është vënë në lëvizje për një tjetër futbollist të afirmuar të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë bërë një ofertë zyrtare në adresë të Bruno Ditës, shkruan “Panorama Sport”.

Në Korçë, Bruno Dita është një prej lojtarëve nën kontratë edhe për sezonin në vazhdim. Mirëpo, situata në kampin korçar, pas vendimit të KAS-it, nuk është ajo e duhura dhe me qetësinë e mjaftueshme për një tjetër vit në kërkim të sukseseve.

Kjo ka bërë që Tirana të vihet në lëvizje. Një nga emrat e synuar nga skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, është Bruno Dita. 26-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur me Dinamon, Besën, Teutën dhe prej dy sezonesh me Skënderbeun është një element që do të zinte vend në formacionin bardheblu.

Mbi të gjitha, do të shtonte konkurrencën dhe cilësinë në skuadrën kryeqytetase, e cila ka qenë shumë aktive gjatë kësaj periudhe merkatoje me afrimet e kryera.

Tanimë, “topi” ka kaluar në anën e korçarëve dhe presidentit të Skënderbeut nëse do të pranojë që ta zgjidhë kontratën me mesfushorin 26- vjeçar. Në sezonin e fundit, Dita ka luajtur 30 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola.

LEXO TE PLOTE