Connect with Us

De Biasi dhe Gashi: Do të japim më të mirën

Sport

De Biasi dhe Gashi: Do të japim më të mirën

Publikuar

-

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe sulmuesi Shkëlzen Gashi, dolën në një konferencë për shtyp, të organizuar në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Elbasan Arena”.

Fillimisht foli sulmuesi i Baselit, Gashi, i cili vlerësoi kundërshtarin, por deklaroi se Shqipëria do të luajë për të marrë rezultat pozitiv.

“Shpresoj që të japim të gjithë më të mirën tonë, për të arritur një rezultat, që do të kënaqë tifozët dhe do të na japë një shtysë për një renditje sa më të mirë në eliminatoret e Kampionatit Europian. Lodhja fizike ndaj Danimarkës nuk do të ndikojë”- theksoi ai.

Më pas para mediave foli trajneri i Shqipërisë, De Biasi:

“Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne për tre arsye: Së pari, sepse konfirmojmë formën tonë dhe rezultatet e deritanishme, së dyti sepse jemi në fazën vendimtare të ndeshjeve kualifikuese dhe së treti, sepse luajmë ndaj një kundërshtari të madh që është edhe kryesuesi i grupit tonë eliminator.”

Më pas trajneri i Shqipërisë, vlerësoi punën që ka bërë trajneri i Portugalisë me ardhjen e tij. Në lidhje me aktivizimit të Hysajt, trajneri deklaroi se ai nuk është i rikuperuar dhe nuk do të jetë në dispozicion në këtë përballje.

“Për formacionin, nuk mund të flas sot sepse kam edhe disa dyshime për të cilat do të vendos, nesër paradite. Ju siguroj që do të japim më të mirën, ndaj një kundërshtari të fortë dhe me mjaft talente në skuadër”- deklaroi ai.

Në fund trajneri i Shqipërisë, gjeti rastin edhe për të bërë shaka, me pyetjen në lidhje me markimin e yllit të Portugalisë Cristiano Ronaldo: “Shpresoj të verë dorën në zemër, sepse unë e kam votuar për “Topin e Artë”. Përndryshe…do të votoj Mesin” – e mbylli ai, konferencën për shtyp.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE