Connect with Us

Euro 2016, Austria surpriza e eliminatoreve

Sport

Euro 2016, Austria surpriza e eliminatoreve

Publikuar

-

Vetëm 1 pikë larg një kualifikimi historik, është Austria një nga surprizat më të bukura të këtyre eliminatoreve. Me fitoren 1-0 ndaj Moldavisë në Ernst Happel Stadion të Vienës kombëtarja e drejtuar nga trajneri Marcel Koller hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në Francë 2016, dicka që nuk e ka realizuar dot kurrë më parë. Në fakt Austria është një përfaqësuese e njohur që ka luajtur në disa raste nëpër kampionate botërorë madje në Zvicër 1954 u pozicionua e treta por si për cudi Das Team sic njihet ndryshe në të vetmin europian që ka marrë pjesë është ai i vitit 2008 si vend organizator, pasi asnjëherë më parë nuk arritur të kualifikohet dot përmes sfidave eliminatore. Për të ringritur një kombëtare që në Korrik të vitit 2008 menjëherë pas Europianit të shtëpisë preku fundin duke u renditur në vendin e 105-të në Fifa drejtuesit e federatës austriake të futbollit besuan te futbollistët e rinj dhe në vitin 2011 ulën në stol një trajner të përkushtuar dhe që punon shumë me lojtarët e rinj në moshë si zvicerani Marcel Koller. Ja ku jemi dhe Austria me fitoren që regjistroi ndaj Moldavisë falë golit të shënuar nga Zlatko Junuzovic i mjafton një pikë për të siguruar matematikor në europianin francez. Gjithcka për meritë të trajnerit Marcel Koller por edhe të një lojtari fantastik si David Alaba që përpara vendit të tij të origjinës Nigerisë zgjodhi të përfaqësonte Austrinë vendin ku është lindur, rritur dhe formuar si futbollist. 19 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjeve në një grup me skuadra të tilla si Suedia, Rusia apo edhe Mali i Zi por edhe vendi i 13-të më i larti në histori në renditjen e Fifas janë shpërblimi i pune të palodhur që ka nisur rreth 7 vite më parë. 1 pikë ndaj Suedisë të Martën do të bënte që Das Team të siguronte zyrtarisht praninë në Francë 2016, në europianin ku Austria nuk do të mjaftohet vetëm me pjësëmarrjen. Skuadra e Marcel Koller nuk është vetëm David Alaba pasi ka në përbërje edhe lojtarë të tjerë cilësorë si Dragovic, Junuzovic, Aranautovic, Harnik e Janko. Kjo Austri nuk mund të konsiderohet më një surprizë por një realitet i bukur i futbollit europian dhe atij botëror. SuperSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Nga

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet. “Është e vërtetë, që vetëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE