Connect with Us

Endri Çekiçi, dy gola për Dinamo Zagreb

Sport

Endri Çekiçi, dy gola për Dinamo Zagreb

Publikuar

-

Mesfushori i Kombëtares shqiptare U-21, Endri Çekiçi, ka realizuar sot dy gola për Dinamon e Zagrebit në transfertë kundër Ostrc Zlatar, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Kupës së Kroacisë. Kampionët kroatë kanë fituar 7-1, ku Çekiçi ka shënuar golin e tretë dhe të gjashtë, duke treguar se është i vlefshëm për ekipin dhe shënon kur i jepet mundësia të jetë në fushën e lojës. Ishte ndeshja e tretë për Çekiçin që aktivizohej këtë sezon në radhët e gjigantëve të Dinamos së Zagrebit, përkatësisht një në Champions League, një në kampionat dhe kjo e fundit, teksa shënoi dy gola.

 

Kujtojmë që Endri Çekiçi është vetëm 18 vjeç dhe ka një të ardhme përpara. Në sezonin e fundit ai u ingranua shumë mirë në radhët e ekipit kampion në Kroaci, por një dëmtim i rëndë e la jashtë në fundin e sezonit. Tashmë e ka lënë pas dëmtimin dhe po rikthehet edhe më i fortë. Po grumbullohet gjithnjë e më shpesh, kur kujtojmë se Dinamo Zagreb ndodhet në grupet e Champions League. Ishte kjo e fundit që eliminoi Skënderbeun në fazën “play-off”, ndërsa në ndeshjen e parë në grupe mundi Arsenalin. Çekiçi bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren U-21, ndaj Izraelit dhe Portugalisë. Ai shpreson që së shpejti të grumbullohet edhe në ekipin e parë kombëtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: