Connect with Us

Premier League, afrikanët kanë frikë nga mallkimi

Sport

Premier League, afrikanët kanë frikë nga mallkimi

Publikuar

-

Lojtarët afrikanë të Premier League nuk e cilësojnë stërvitjen apo cilësitë teknike si çelësin e suksesit në futboll, ata shpenzojnë shuma të mëdha edhe për të mbajtur larg fatin e keq që sipas tyre është një pengesë për të ecur përpara në. Sipas një hetimi të bërë nga tabloidi “The Sun”, shumë lojtarë afrikanë në ishull besojnë te magjia e zezë dhe i tremben faktit se shtrigat mund të kushtëzojnë paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Njëri prej tyre është sulmuesi Emanuel Adebayor, i cili kërkon të mbajë larg magjinë duke shpenzuar shifra të mëdha.

Brown Ideye, sot lojtar i Olympiacos, në kohën kur ishte pjesë e West Bromwich Albion shprehet se njeh shumë lojtarë që u drejtohen femrave magjistare nga frika e mallkimeve. Në vitin 2014, Adebayor deklaroi madje se mamaja e tij kishte përdorur një magji për t’i shkatërruar karrierën. Rezultati? Që nga dhjetori i një viti më parë ai ka shënuar vetëm dy gola dhe më pas Tottenham i prishi kontratën. Një tjetër dëshmitare është bashkëshortja e një futbollisti, sipas së cilës, bashkëshorti paguan çdo javë rreth 1 mijë Stërlina në llogarinë e një magjistareje në Bregun e Fildishtë.

Sipas hetimit të “The Sun”, një rit kushton mesatarisht 500 Stërlina dhe mbrojtja zgjat për 9 ditë gjatë të cilave lojtari duhet të flejë vetëm me veshje të bardhë, ndërsa në gisht duhet të mbajë një unazë për të dominuar kundërshtarët. “Shumë prej tyre nuk e kuptojnë që po zhvaten sepse nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ekzistonin dhjetra afrikanë më të mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo”, e përfundon rrëfimin e tij Brown Ideye.SuperSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: