Connect with Us

Kuqezinjtë nisen drejt Armenisë, Duka e Gashi: Gjithçka për fitoren

Sport

Kuqezinjtë nisen drejt Armenisë, Duka e Gashi: Gjithçka për fitoren

Publikuar

-

Përfaqësuesja kombëtare Shqiptare e drejtuar nga tekniku Xhani De Basi u nis sot rreth orës 12:10 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, drejt kryeqytetit Armen, Jerevan, ku do të përballet të dielën me përfaqësuesen vendase, në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore të Europianit “Francë 2016”.

Udhëtimi, që do të zgjasë rreth katër orë i gjen lojtarët e kombëtares mjaft mire moralisht. Në udhëtim me kuqezinjtë ka qenë dhe Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Gjatë një pronocimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare,  Duka është shprehur se ekipi do të bëjë gjithçka për të marrë kualifikimin. “Ndeshje shumë e rëndësishme do të tentojmë gjithçka atje për t’u kualifikuar për në Francë”, tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Duke folur për gjendjen e skuadrës, Duka u shpreh se, “skuadra në mënyrë profesionale nuk duhet të ngarkohet emocionalisht nga dy golat e pësuar ndaj Serbisë, ajo që ka kaluar ka kaluar”. Për mua, theksoi Duka, “Kombëtarja ka bër mirë në total në të gjitha ndeshjet, po të bëjmë një bilanc. Kështu që po të bëjmë të njëjtën gjë edhe tani besoj se mund ta arrijmë kualifikimin”.

Ndërsa lidhur me kundërshtarine nesërm të Kombëtares, Armeninë, Duka u shpreh se kundërshtari është një skuadër e fortë. “Kuptohet që është një kundërshtar shumë i vështirë, një kundërshtar që ka kualitet, nuk është se mund të mundet lehtësisht, por duke qenë se është një ekip që e kemi mundur një herë, skuadra mund ta përsërisë”.

Prononcim për ATSH-në nga Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”,  ka dhënë edhe sulmuesi, Shkëlzen Gashi. Ai u shpreh se djemtë janë të karikuar dhe në Armeni do të bëjnë të pamundurën për të gjetur tre pikiëshin që do të thoshte kualifikim.Gashi.

Sulmuesi i Baselit në Zvicër ka falenderuar Tifozat Kuq e Zi për suportin që i kanë dhënë Kombëtares. “Faleminerit që keni ardhur të githë. Faleminferi për suportin nesër kemi për të fituar dhe kemi për të shkuar në Francë.

Për të përcjellë kuqezinjtë në këtë përballje kaq të rëndësishme dhe unike për historinë e futbollit tonë kanë qenë dhe grupi tifozave kuqezi.

Ata i kanë dhënë një banderolë simbolike djemve të Kombëtares dhe konkretisht Ervin Bulkut. Në banderolë shënohej: “O sa mirë me qenë Shqiptarë…” ; “Shqipëri Etnike”.  Përveç banderolës tifozat kuqezi kishin vetëm një mesazh për futbollistët e Kombëtares “Na siguroni një biletë për finalet e kampionati Europian “Francë 2016”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE