Connect with Us

Lajme të mira për Alegrin

Sport

Lajme të mira për Alegrin

Publikuar

-

Ndeshjet e kombëtareve kanë shqetësuar trajnerin e Juventusit, Alegri, i cili ka marrë lajme jo të mira si nga Franca dhe nga Spanja.

Mesfushori më i shtrenjtë në botë, Pol Pogba, ka pësuar një dëmtim në përballjet miqësore të zhvilluar me kombëtaren e tij, Francën, ndaj dhe ka braktisur “Gjelat” për t’u kthyer në Torino.

Edhe sulmuesi më i mirë i Juventusit, Morata, ka ndërprerë aventurën e tij me Spanjën, pas një dëmtimi të pësuar në kofshë.

Gjithsesi, ditën e sotme, trajneri i bardhezinjve, Alegri ka marrë lajme të mira për sa i përket gjendjes së Pogbasë dhe Moratës. Dyshja ka zbritur në fushën stërvitore të Vinovos, duke u pregatitur me pjesën tjetër të grupit.

Përballja e radhës për Juventusin është ndeshja delikate kundër Interit, ndaj dhe Alegri po “lutet” që Morata dhe Pogba të rikuperohen në kohë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dejvi Bregu hero/ Skënderbeu fiton në frymën e fundit ndaj Flamurtarit

Publikuar

-

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit. Pikërisht në të 90, atje ku Dejvi Bregu ka dërguar topin në rrjetë për t’i dhuruar fitoren korçarëve. Shumë tentativa të dështuara nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur nga ana e vendasve, që nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare: Pogba prezantohet tek ekipi i ri (foto)

Publikuar

-

Paul Pogba ka qenë krejtësisht në hije këtë sezon, teksa më shumë ka qëndruar në infermieri se sa në fushë. Fatin e Paul, e ka pasur edhe njëri prej vëllezërve, Mathias, i cili në verë u bë pjesë e klubit të Manchengos, por nuk luajti asnjë ndeshje. Tashmë, Mathias Pogba ka ndërruar përsëri ekip dhe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ UEFA “përjashton” Superioren nga Liga e Europës, ja me sa klube do përfaqësohemi

Publikuar

-

FSHF ka publikuar ditën e sotme të dhënat e raportuara nga qeveria e futbollit kontinental, UEFA, mbi formulën e kualifikimit të klubeve të gjithë Europës në kompeticionet e Champions League, Europa League dhe kompeticionit më të ri që do i japë mundësi edhe klubeve më modeste të përfaqësohen në Europë, Liga e Konferencës. Sipas informacioneve […]

LEXO TE PLOTE