Connect with Us

Krisje Duka De Biasi? Në mes çmimi i kontratës së re

Sport

Krisje Duka De Biasi? Në mes çmimi i kontratës së re

Publikuar

-

Mbrëmë në emisionin Proçesi Sportiv kryeministri Rama ka ripërsëritur me forcë obligimin e Federatës shqiptare të Futbollit për të rinovuar kontratën me trajnerin De Biasi. Rama i ftuar në emision përkrah Lorik Canës dhe teknikut italian ka ripërsëritur fabulën e marrjes peng të De Biasit, përmes sekuestrimit të pashaportës së tij italiane. Por përtej këtij humori kryeministror duket se ka nje shqetësim real pasi marëdhënia Duka De Biasi mund të kriset. Dhe mbi të gjitha shkak për këtë mund të bëhet çmimi i kontratës së re. Nga njëra anë trajneri italian është në zenithin e tij, ai do të ketë shpejt oferta per poste më prestigjoze se ai i bankinës së kuqe. Ndaj kur foli për rinovimin ai përmendi termin “çështje çmimi”. Ndërsa duke folur për rinovimin e kontratës me trajnerin, Xhani De Biazi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, nuk e përjashtoi mundësin që “shifrat” të prishin marrëdhëniet.
Gjatë festës së organizuar për kombëtaren në hotel “Tirana International”, Duka tha se nga ana e FSHF-së ekziston vullneti për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në qershor.
“De Biazi kuptohet që jo vetëm pas suksesit, por ai do të vazhdojë të jetë trajner. Është me kontratë deri në qershor dhe më tej është vullneti dhe dëshira jona që të vazhdojë. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël, që mund të na cenojë ndoshta edhe marrëdhënien”, deklaroi Duka në një intervistë për ReportTV.

Në një intervistë më parë nga Armenia, vetë De Biazi duke folur për rinovimin e kontratës tha se,rinovimi është automatik dhe “ndryshojnë pak shifrat”. Janë 12 milionë euro që Shqipëria merr nga ky kualifikimi, ndërsa sipas mediave De Biazit i mjaftojnë 2-3 milionë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: