Connect with Us

Ledian Memushaj pranë rinovimit te Pescara

Sport

Ledian Memushaj pranë rinovimit te Pescara

Publikuar

-

Ledian Memushaj është pranë rinovimit të kontratës me Pescarën. Lajmi i publikuar nga mediat për zgjatje të bashkëpunimit deri në vitin 2019, është konfirmuar edhe nga vetë mesfushori i kombëtares shqiptare.

28-vjeçari nga Vlora bëri të ditur se ka biseduar me drejtuesit e klubit “për rinovimin”. Sipas Memushajt, “mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re”, pasi palët kanë arritur “një akord parimor”.Në sezonin e tij të dytë te Pescara, mesfushori shtatshkurtër është shndërruar në një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës abruceze.

Ledian Memushaj mban shiritin e kapitenit, ndërsa në këtë sezon ka realizuar 2 gola në pesë ndeshje të luajtura në Serinë B. Shqiptari mbetet në vëmendjen e disa klubeve elitare në Itali, megjithatë klubi nuk dëshiron të humbasë shërbimet e lojtarit, ashtu si edhe Memushaj që kërkon të realizojë mrekullinë.

Memushaj beson se pas kombëtares kuqezi, që u kualifikua në fazën finale të Europianit 2016, një mrekulli e ngjashme mund të ndodhë edhe me Pescarën, për tiu bashkuar elitës së futbollit përtej Adriatikut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: