Connect with Us

Ballisti para Gjykatës, ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Sport

Ballisti para Gjykatës, ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Publikuar

-

Ismail Morina  ka lënë qelinë e paraburgimit të burgut 302 dhe është ulur sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Apelit ku kërkon lirinë pas vënies në pranga me dy pistoleta më 7 tetor në Tiranë.

Ndryshe nga seanca e mëparshme e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit, këtë të premte në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Morinës, të njohur për të gjithë si “Ballisti” – ose ndryshe “njeriu i dronit”, kjo për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e “Beogradit” një vit më parë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në reshtin e parë në sallën e gjyqit ishte ulur nëna e Ballistit, ku duket me një shami të bardhë në kokë.

Në këtë seancë ra në sy edhe prania e Marsel Qeleshit, 18-vjeçari i cili qëlloi me gurë autobusin e ekipit serb ndërsa vinin drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”. Ai nuk është thirrur në sallë në rolin e dëshmitarit, por është gjendur aty si një qytetar i thjeshtë në mbështetje të Ballist Morinës.

Seanca për të mësuar verdiktin e trupës gjyqësore nëse do të lerë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg” apo do t’i japë lirinë Ballistit, pritet të mësohet në orën 13:30. Kjo pasi seanca e nisur në mëngjes u shty për shkak se prokuroria paraqiti një provë të re, atë të aktit të ekspertimit të dy armëve me të cilat u kap në flagrancë Ismail Morina.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj Ismail Morinës masën e sigurisë të “arrestit me burg” nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Djali nga Kukësi u arrestua më 7 tetor me dy pistoleta pa leje, njërën në brez dhe tjetrën në makinën e tij. Arrestimi i Ballistit u bë vetëm një ditë para luajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi më 8 tetor, përballje të cilën Ismail Morina kishte planifikuar ta ndiqte në “Elbasan Arena” pasi kishte blerë edhe biletën.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: