Connect with Us

Dopingu, Putin: Jemi të hapur për hetim nga jashtë

Sport

Dopingu, Putin: Jemi të hapur për hetim nga jashtë

Publikuar

-

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping që e akuzon Rusinë për “Doping Shtetëror” nuk e pengon presidentin Vladimir Putin të sfidojë botën e sportit me një vizitë surprizë në disa qëndra sportive në zonën e Socchit. Numri 1 i Kremlinit ishte i pranishëm në disa qëndra stërvitore bashkë me Ministrin e Sportit, Vitaly Mutko, i cili ka hedhur poshtë çdo akuzë. Gjithsesi, Putin nuk zgjdodhi t’i injoronte zërat për skandalin e dopingut, duke bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar, madje urdhëtoi ministrin që të bashkëpunojë me institucionet e jashtme për zbardhjen e çështjes.
“Duke pasur parasysh ngjarjet e ditëve të fundit, i kërkoj Ministrit të Sportit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij që kanë lidhje me sportin, t’i kushtojnë një vëmendje të madhe kësaj çështjeje. Së dyti, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë hetimet tona dhe të mbajmë derën të hapur për për bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare”.

WADA ka kërkuar përjashtimin e atletëve rusë për Olimpiadën e vitit 2016 në Rio, por nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë kjo do të jetë një goditje e madhe për sportin rus.

“Ky nuk është një problem vetëm i joni por nëse përfaqësuesit e WADA-s kërkojnë të pyesin sportistët tanë, atëherë këta të fundit duhet të përgjigjen. E theksoj, dera duhet të jetë e hapur për një bashkëpunim profesional. Ne duhet t’i mbrojmë atletët tanë dhe t’i mbajmë larg substancave të ndaluara sepse mbi të gjitha kjo është në të mirë të shëndetit të tyre, ndërsa gara duhet të jetë e vërtetë. Nëse ka persona që janë përgjegjës për shkeljen e normave anti-doping ata duhet të citohen pasi ata që nuk kanë përdorur asnjëherë doping nuk duhet të mbajnë mbi shpatullat e tyre përgjegjësinë e veprimeve të personave që kanë faj”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE