Connect with Us

Të ardhura rekord për Bayernin, bilanci pozitiv

Sport

Të ardhura rekord për Bayernin, bilanci pozitiv

Publikuar

-

Kampionë në fushë kampionë edhe jashtë saj. Bayern Munich është një makineri fitimprurëse. Sezoni i kaluar ishte i dyti më i mirë në 115 vjet histori të klubit nga ana financiare për Bayernin. Bilanci i fundit vërtetoi se kampionët e Gjermanisë kanë arkëtuar plot 523,7 milionë Euro gjatë sezonit futbollistik 2014-2015, me një përfitm prej 23,8 milionë Eurosh. Për të dytin sezon radhazi Bayern Munich ka arkëtuar më shumë se gjysmë miliardi Euro, një dhënë kjo që tregon për fuqinë financiare të klubit nga Alianz Arena. Në bilancin e sezonit paraardhës Bayerni doli me një bilanc akoma më pozitiv teksa përfitoi 5 milionë Euro për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës në Botërorin e klubeve dhe Superkupën e Europës. Menjëherë pas zbulimit të bilancit për sezonin e kaluar drejtori i financave te Bayerni Jan-Christian Dressen u shpreh se klubi është shumë i suksesshëm nga ana sportive por ka edhe financa solide dhe ky është maksimumi për ta. Përfitmet nga shitja e biletave për Bayernin kanë qenë me të vërtetë të mëdha gjatë sezonit të kaluar pasi bavarezët kanë arkëtuar 137,6 milionë Euro në sajë të pjesëmarrjes së tyre në Champions League, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. 113,9 milionë Euro kanë përfunduar në llogarinë e Bayernit nga sponsorizimet ndërsa edhe marketingu ka bërë punën e vetë teksa kampionët e Gjermanisë kanë përfituar 101,7 milionë Euro nga shitja e fanellave dhe të tjerë aksesorëve me logon e klubit. Ndërkohë nga shitja e të drejtave televize, Bayerni ka arkëtuar 58,3 milionë Euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE