Connect with Us

Besart Berisha shënon dy gola për Melbourne Victory

Sport

Besart Berisha shënon dy gola për Melbourne Victory

Publikuar

-

Sulmuesi shqiptar mbetet protagonist absolut në radhët e Melbourne Victory në A League-n australiane. Skuadra nga kryeqyteti barazoi 3-3 në fushën e Central Coast Mariners dhe njeriu i ndeshjes ishte piëkrisht 30-vjeçari. Berisha shënoi dy gola për ekipin nga Melbourne, që e mbylli pjesën e parë në disavantazh 3-0. Përmbysja e jashtëzakonshme në fraksionin e dytë të lojës nisi pikërisht me golin e Berishës, që në të 60-ën shkurtoi shifrat me 11-metërsh. Vetëm gjashtë minuta më pas, për kampionët e Australisë realizoi edhe Archie Thompson, i aktivizuar nga stoli, ndërsa kur kronometri tregonte 92 minuta, Berisha vulosi rezultatin final 3-3.

Sulmuesi devijoi saktë me kokë drejt rrjetës, duke i dhënë një pikë Melbourne Victory, që mbetet në vendin e pestë në renditje, me 21 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Brisbane Roar. Dy dygolëshin e shënuar, Besart Berisha ngjitet në kuotën e 9 rrjetave sezonale, vetëm një më pak se Fornaroli, që kryeson listën e golashënuesve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: