Connect with Us

Gashi në MLS, firmos për 4 vjet me Colorado Rapids

Sport

Gashi në MLS, firmos për 4 vjet me Colorado Rapids

Publikuar

-

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka surprizuar të gjithë duke vazhduar karrierën e tij jo në kontinentin e vjetër, por përtej Atlantikut, në SH.B.A. Futbollisti 27-vjeçar, që nuk po gjente hapësira në radhët e kampionëve të Zvicrës pas ardhjes së trajnerit Fischer, vendosi të luajë në MLS, pavarësisht se kishte zëra se për të po interesoheshin dhe klube të Serisë A si Torino dhe Sampdoria. Largimi nga Baseli dukej thjesht çështje kohe duke qenë se Gashi dëshironte që të mos humbiste mundësinë për të luajtur në Europianin francez.

Gashi këtë të Hënë kaloi me sukses dhe vizitat mjekësore me klubin amerikan përpara se të hidhte firmën e tij mbi kontratën 4-vjeçare, ndërsa te skuadra e re ai do të mbajë veshur numrin 11. Në intervistën e tij të parë, Gashi falenderoi klubet e tij të mëparshme, ndërsa theksoi se do të japë maksimumin për skuadrën e tij të re. Zërat për një kalim të mundshëm të tij në SH.B.A. ishin shtuar ditët e fundit pasi lojtari kishte munguar në ndeshjen miqësore të Baselit ndaj Austrisë së Vjenës. Në Zvicër, sulmuesi i Kombëtares vitin e kaluar u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit, ndërsa ka fituar dhe dy herë “Këpucën e Artë” të Raiffeisen Superliga të Zvicrës. Skuadra e tij Colorado Rapids, sezonin e kaluar u rendit në vendin e 10-të të Konferencës së Perëndimit duke mos u kualifikuar dot për në play-off./ SuperSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE