Connect with Us

Mavraj mahnit trajnerin Stoger, e llogarit në formacionin e parë

Sport

Mavraj mahnit trajnerin Stoger, e llogarit në formacionin e parë

Publikuar

-

Ishte ndeshja e tij e parë si titullar që nga muaji maj i vitit të shkuar, megjithatë për Mërgim Mavrajn largësia nga fusha ka ndikuar veçse pozitivisht. Në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Volfsburgut, mbrojtësi i Këlnit ishte lojtari më i mirë në fushë.

Nuk arriti të shënonte apo t’i dhuronte skuadrës së tij fitoren, por në rolin e qendërmbrojtësit të majtë ishte thjesht i pakalueshëm. Me vetëm një duel të humbur gjatë 90 minutave, Mavraj ka pasur përqindjen më të lartë të saktësisë: 83% të dueleve të fituara.

Trajneri

Peter Stoger i dha besim shqiptarit, i detyruar edhe nga mungesat e shumta që kishte, sidomos për qendrën e mbrojtjes, dhe ajo që ndodhi ishte e jashtëzakonshme edhe për vetë atë. “Nuk e prisja një paraqitje të tillë, pasi ai vjen nga një mungesë e gjatë për shkak të dëmtimit që pë- soi dhe rikuperimit që iu desh të kryente pas operacionit.

Mavraj ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm. Unë nuk e kam për zakon që të lavdëroj lojtarët publikisht për një ndeshje që bëjnë, por ky është një rast i rrallë”, ka deklaruar kreu i pankinës së Këlnit.

Vazhdimësia

Skuadra gjermane ka aktualisht katër futbollistë të gatshëm që të luajnë për dy vende në qendër të mbrojtjes. Për vetë trajnerin, paraqitja e Mavrajt tregoi edhe një herë se askush nuk e ka të sigurt vendin.

“Jam i lumtur që të katërt mbrojtësit që kam si alternativë për qendrën janë të një forme të tillë. Siç e patë nga ajo që tregoi Mavraj, askush nuk është i paprekshëm (u referohet mbrojtësve Dominik Maroh dhe Dominik Heinz, që kanë formuar qendrën e mbrojtjes në pjesën e parë të sezonit). Mavrajt i kanë mjaftuar 90 minuta për të treguar formën e tij dhe për të marrë lëvdatat e rralla publike nga trajneri i Këln. Kjo bën që shanset e tij për të luajtur në formacion në Bundesligë të jenë të mëdha dhe në këtë mënyrë mbrojtësi mund të ketë formë të mirë dhe shumë minuta në këmbë deri përpara sfidave të Europianit. /PanoramaSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shqipëria të marrë shembull, ja sa milionë euro jep Kosova për të shpëtuar futbollin pas COVID-19

Publikuar

-

Futbolli në vendin tonë dhe në Kosovë është shumë e lehtë të prekë fundin, pasi është vetëm pak mbi të. Koronavirusi është gati t’i japë të shtyrën finale për të sjellë kapitullimin, por në Kosovë duket se e duan futbollin dhe ndihmojnë për të mos e hedhur në tapet sportin e dashur të tyre. Ndryshe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE