Connect with Us

ZDF reportazh për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016

Sport

ZDF reportazh për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016

Publikuar

-

Shqipëria arriti të bënte realitet një ëndërr, për të cilin të gjithë flisnin. Falë formulës së re të UEFA-s, me një Europian me 24 skuadra, përfaqësuesja arriti të kualifikohej, madje, edhe kur skuadra si Holanda nuk ia dolën dot mbanë. Në reportazhin e xhiruar në fillimin e këtij Janari, Tirana përshkruhet si një qytet i zhurmshëm, por jo aq sa ishte në Tetor, kur Shqipëria festoi kualifikimi në Europian pas suksesit 3-0 ndaj Armenisë. Një panoramë e plotë rreth ekipit kuqezi, me intervistat e protagonistëve. Nga ata që janë lindur jashtë Shqipërisë dhe u formuan si futbollist në vende të ndryshme europiane. Shkëlzen Gashi i lindur në Zyrih dhe që flet me theksin zviceran, por edhe Mërgim Mavraj që hapat e parë si profesionist i hodhi në Gjermani.

Rreth suksesit të ardhur nga lojtarët e rritur jashtë Shqipërisë ka folur edhe ish-kapiteni kuqezi dhe legjenda e Hannoverit, Altin Lala, sipas të cilit në mënyrë të drejtë për drejtë ndikoi formimi i futbollistëve në vende si Gjermania, Zvicra apo Italia. Mes personazheve edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njeriu që prej 14 vjetësh është në krye të institucionit dhe ka merita të padiskutueshme në ngritjen e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Aty ndodhet edhe Gianni De Biasi, trajneri që integroi në ekip disiplinën e fort taktike dhe i dha mundësi ekipit të shfaqte pikat e tij më të forta. Edhe pse e kupton shqipen, tekniku kuqezi pohon se gjuha është tejet e vështirë, por puna lehtësohet sepse përgjithësisht lojtarët e kuptojnë italishten.

Lorik Cana iu rikthye ngjarjeve të Tetorit 2014 në Beograd: situatën shumë të rënduar në stadium, dhunën dhe koret anti-shqiptare. Kapiteni kuqezi nënvijëzoi se, prej faktit që shumë lojtarë të Kombëtares janë nga Kosova, ndaj Serbisë nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Sipas ZDF Shqipëria arriti me pak fat në Europian, edhe pse shqiptarët nuk e mendojnë kështu. Por, në reportazh rikujtohet se në histori Kombëtarja ka rezervuar mjaft surpriza. Si ndeshja e vitit 1967, ku Shqipëria barazoi 0–0 me Gjermaninë Perëndimore, duke i detyruar nënkampionët e botës në atë kohë të qëndronin jashtë Euro 1968. Ajo ndeshje e jashtëzakonshme është rikujtuar nga ish-lojtari kuqezi, Frederik Gjinali, të cilit iu mohua edhe një gol.

Gazetarët gjermanë ndoqën edhe ndeshjen e Kategorisë Superiore, ku Partizani fitoi me Laçin, ndërsa pjesë e dokumentarit ishte edhe rivaliteti në familjen Xhaka, ku Taulanti dhe Graniti do të jenë rivalë në Euro 2016, pasi Shqipëria luan në të njëjtin grup me Zvicrën./ SuperSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dy sulmuesit e kampionatit tonë e kalojnë karantinën në mal, bashkë me Elvana Gjatën (video)

Publikuar

-

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete. Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

As karantina nuk i ndan dot Abazajn dhe Dokën/ Sulmuesi i Kukësit “kuzhinier” posaçërisht për mbrojtësin e bardhebluve (video)

Publikuar

-

Karantina na ka mësuar të bëjmë disa gjëra që më parë i bënim rrallë, ose nuk i bënim fare dhe na ka bashkuar me njerëzit e afërt, duke kaluar kohë të bukura me ta. Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe herë pas here kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Mesa duket […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE