Connect with Us

Gashi shënon golin e parë me Colorado Rapids

Sport

Gashi shënon golin e parë me Colorado Rapids

Publikuar

-

Vjen dhe goli i parë i Shkëlzen Gashit në aventurën e tij të re amerikane.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi golin e tij të parë me Colorado Rapids në përballjen me Arizonan, në kuadër të turneut miqësor Diamond Desert Cup. Gashi, që në ndeshjen e tij të parë me Coloradon nuk arriti të shënonte emrin në listën e golashënuesve në takimin ndaj Arizonas, pati gjithcka të lehtë duke dhënë dhe një asist përvec golit të shënuar në fitoren 3-0 të skuadrës së tij. Në minutën e 31 Gashi arriti të marrë topin në një pasim të diskutueshëm dhe më pas gjeti korridorin e duhur për Kevin Doyle që shënoi golin e 2-0.

Momenti i festimit të Gashit erdhi në minutën e 63, kur 28-vjecari shqiptar mori një pasim në të djathtë të zonës dhe pastaj për një sulmues goli si ai e pati një lojë fëmijësh për të cuar topin në rrjetë duke e kaluar madje përmes këmbëve të portierit për të festuar më pas me shokët e skuadrës. Gjithsesi vlen të theksohet se bëhet fjalë për një turne miqësoresh në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Major League Soccer që starton në 6 mars, dhe ku Gashi konsiderohet si një nga pikat më të forta të Colorados që nënshkroi me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare duke e bërë futbollistin e dytë më të paguar në skuadër pas sulmuesit tjetër Kevin Doyle.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE