Connect with Us

Kroaci/ Shënojnë Rrahmani e Balaj, fiton Rijeka

Sport

Kroaci/ Shënojnë Rrahmani e Balaj, fiton Rijeka

Publikuar

-

2 shqiptarë shënojnë në të njëjtin takim. Amir Rrahmani dhe Bekim Balaj arritën të gjenin rrugën e rrjetës në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit kroat mes Rnk Splitit dhe Hnk Rijekës, por goli që vlejti më tepër ishte pikërisht ai i Bekim Balajt pasi i dha një trepikësh me shumë vlera skuadrës së trajnerit slloven Matjaz Kek dhe mbi të gjitha mbajti në garë për titullin Rijekën. Në Stadion Park të Splitit ishin miqtë ata që trimfuan pasi sfida mes vendasve të Rnk-së dhe Rijekës përfundoi me shifrat 1-2. Balaj i hedhur në fushë nga Matjaz Kek në pjesën e dytë bëri gjithcka në këtë takim pasi përvec se ishte heroi i skuadrës së tij duke realizuar golin e fitores, në minutën e 75-të u ndëshkua me të kuq pasi mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Rijekën me një lojtar më pak në fushë. Goli i zviceranit Gavranovic në të 32-tën u dha avantazhin miqëve por në pushim dy skuadrat vajtën në barazim 1-1, pasi Amir Rrahmani në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, realizoi golin e tij të parë me fanellën e Rnk Splitit. Ish mbrojtësi i Partizanit bëri rolin e qëndërsulmuesit duke kontrulluar shumë bukur një top afër portës për ta dërrguar atë me një lehtësi të jashtëzakonshme drejt rrjetës. Pa Odise Roshin i cili nuk ishte as në stolin e rezervave trajneri Kek në minutën e 62-të vendosi të hidhte në fushë Balajn. Nuk kaloi shumë dhe bomberi shkodran ia shpërbleu besimin trajnerit slloven pasi në minutën e 73-të shënoi golin e avantazhit 1-2 për Rijekën. Balaj shfrytëzoi pikën e tij më të fortë shtatlartsinë teksa në tentativën e dytë me kokë mposhti portierin e Rnk Splitit. Ky ishte goli i 8-të për sulmuesin e kombëtares kuqezi në këtë sezon të kampionatit kroat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE