Connect with Us

Memushaj rikthehet nga dëmtimi te Pescara

Sport

Memushaj rikthehet nga dëmtimi te Pescara

Publikuar

-

Ledian Memushaj lë pas dëmtimin muskular duke u vendosur sërish në dispozicion të trajnerit të Pescarës Massimo Oddo. Mesfushori shqiptar këtë të Enjte u stërvit normalisht me grupin dhe me shumë gjasa pritet të luajë në sfidën e të Shtunës që skuadra bardhekaltër do të ketë ndaj Pro Vercellit. Rikthimi i Memushajt është lajmi më i mirë që ish mbrojtësi i Lazios dhe Milanit Massimo Oddo mund të merrte në këtë moment, pasi Pescara në dy ndeshjet e fundit të Serisë B pa 29-vjecarin në skuadër ka marrë një barazim dhe 1 humbje edhe pse luante në shtëpi ndaj dy kundërshtarëve modestë si Ascoli dhe Trapani duke ndërlikuar pozitat e saj në klasfikim.

Ledian Memushaj përvec se kapiteni i ekipit është njëkohësisht edhe futbollisti më i rëndësishëm që ka në dispozcion Pescara dhe këtë gjë e ka mëse të qartë trajneri Massimo Oddo. Ish lojtari i Carpit dhe Lecces pësoi një dëmtim muskular në stërvitje vetëm pak ditë pas ndeshjes ndaj Cagliarit duke qëndruar kështu për disa ditë jashtë fushave të futbollit. Në këtë sezon futbollisti shqiptar ka zhvilluar në total 20 ndeshje me Pescarën në Serinë B duke realizuar dhe 7 gola. Me rikthimin e Memushajt në skuadra nga krahina e Abruzzos shpreson të rigjejë edhe rezultatet pozitive duke filluar që nga sfida e kësaj të Shtune ndaj Pro Vercellit në transfertë. Rikthimi  nga dëmtimi i Ledian Memushajt është një lajm i mirë edhe për trajnerin e kombëtares kuqezi Gianni De Biasi i cili pritet ta grumbullojë lojtarin për dy miqësoret e këtij muaji ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: