Connect with Us

Pescara “fluturon” me Ledian Memushajn

Sport

Pescara “fluturon” me Ledian Memushajn

Publikuar

-

Ledian Memushaj ngjit Pescarën në vendin e 3-të të Serisë B italiane. Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte përcaktues në fitoren 4-0 që arriti skuadra e Massimo Oddos përballë Virtus Lancianos. Me një gol dhe një asist, Memushaj u shfaq si një kapiten i vërtetë në fushën e lojës duke udhëhequr Pescarën drejt arritjes së objektivit sezonal. Formacioni nga krahina e Abruzzos nuk pati mëshirë për Lacianon që lufton për të siguruar mbijetesën, me Carparin që në minutën e 31-të i dha avantazhin vendasve. Për të ngritur peshë të pranishmit në stadiumin Adriatico mendoi Memushaj që pak caste më vonë pasoi saktë për Zampanon i cili realizoi edhe golin e dytë. Në minutën e 63-të 29-vjecari la shenjën e tij në këtë ndeshje duke kthyer në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Ky ishte goli i 11-të për Memushaj në këtë sezon me fanellën e Pescarës. Skuadra e Massimo Oddos vulosi në 4-0 rezultatin pak përpara fundit me uruguaianin Torriera. Me këtë fitore Pescara u ngjit në vendin e 3-të të Serisë B, në kuotën e 68 pikëve, pozicion ky që e kualifikon automatikisht në ruandin e dytë të fazës play-off./SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: