Connect with Us

De Biasi nxjerr zbuluar dështimin e Kampionatit Shqiptar

Sport

De Biasi nxjerr zbuluar dështimin e Kampionatit Shqiptar

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares Italiane, Gianni De Biasi, ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar. Italiani që ka drejtimin e “Kuqezinjve” ka grumbulluar 27 lojtarë, nga të cilët 23 prej tyre do të udhëtojnë në Francë për të zhvilluar fazën finale të Euro 2016.

Nga lista e bërë publike sot gjatë një konference për shtyp, bie në sy fakti se nga 27 futbollistë të grumbulluar, vetëm dy prej tyre luajnë në kampionatin Shqiptar. Ata janë portieri i Partizanit Alban Hoxha dhe portieri i Skënderbeut, Orges Shehi. Dy portierë, pa ndonjë peshë të madhe në kombëtare, pasi porta është zënë prej disa kohësh nga Etrit Berisha, i cili luan për italianët e Lacios.

Kombëtarja shqiptare ngjan më shumë si kombëtare emigrantësh, me futbollistë të shpërndarë anë e mbanë botës.

Nga 27 lojtarë të grumbulluar, vetëm 10 prej tyre janë me origjinë shqiptare, të cilët një pjesë e mirë kanë lindur jashtë, dhe pjesa tjetër është evidentuar në moshë të vogël nga ekipe të huaja. Fakti se në Kombëtare ka vetëm dy lojtarë që luajnë në Kampionatin Shqiptar, madje edhe ata të dy nuk do të jenë faktorë ndikues, e ndoshta do të “ngrohin” stolin gjatë kompeticionit europian, tregon se niveli i kampionatit shqipar të futbollit në Shqipëri është larg nivelit të kombëtares.

Ekipet zinxhire pothuajse nuk funksionojnë, dhe ky është një nga problemet kryesor që po vuan Kampionati Shqiptar. Skuadrat e para nuk kanë një burim kryesor të futbollistëve, trajnerët nuk janë të përgatitur, ndërsa stafi teknik emërohet sipas dëshirave të drejtuesve të klubit. Nga ana tjetër, kampionati shqiptar nuk ka kërkues të talenteve, nuk ka staf për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Megjithëse kushtet e stadiumeve janë përmirësuar dhe qytetet kryesore në vend kanë ambiente të përshtatshme për të zhvilluar stërvitje, përsëri niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar. Kjo përgjegjësi bie direkt mbi Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila nuk duhet të krenohet vetëm me përfaqësimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Pavarësisht arritjeve të skuadrave si Skënderbeu, e cila ishte e para që u kualifikua në një kompeticion Europian (Europa League), sërish futbolli shqiptar nuk arrin të prodhojë futbollistë për Kombëtaren. Ndoshta ky problem mund të mos ndikojë në këto momente, por në të ardhmen, mungesa e lojtarëve të dalë nga akademitë dhe klubet shqiptare mund të kthehet në pengesë për ecurinë e kombëtares, duke pasur parasysh edhe daljen e Kosovës në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndryshimi në themel i Kampionatit Shqiptar, rritja e nivelit të trajnerëve dhe të stafit teknik,  duke e kthyer atë në një kampionat të konkurueshëm, duke rritur nivelin e lojës, duke investuar tek të rinjtë dhe tek trajnerët, mund të kemi një shans dhe Shqipëria të ketë një kampionat afër nivelit të ekipit kombëtar./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE