Connect with Us

Pescara nuk pranon oferta për Ledian Memushajn

Sport

Pescara nuk pranon oferta për Ledian Memushajn

Publikuar

-

Pescara blindon Ledian Memushajn. Drejtuesit e klubit abrucez duke parë edhe paraqitjet e shkëlqyera që ka bërë mesfushori i kombëtares shqiptare në sfidat ndaj Francës dhe Rumanisë në Euro 2016-të, kanë vendosur të refuzojnë cdo ofertë që mund tu vijë gjatë merkatos së kësaj vere për kapitenin e tyre. Në ditët e fundit Bologna ka shfaqur shumë interes për Memushajn por sipas asaj që raportojnë mediat italiane Pescara nuk do ta lejojë largimin e 29-vjecarit vlonjat pasi kërkon që sezonin e ardhshëm të udhëhiqet nga një lider si Ledian Memushaj në kampionatin e Serisë A. Me sulmuesin Lapadula që duket drejt largimit presidenti Sebastiani, dëshiron të mbajë me cdo kusht në skuadër Memushajn pasi nuk dëshiron që nga ekipi të largohet njëkohësisht dy beniaminët e tifozerisë si dhe dy futbollistët që luajtën një rol shumë të rëndësishëm në ngjitjen e “Delfinëve në Serinë A”. Vetëm një ofertë e parezistueshme që mund të variojë nga 4,5 deri në 5 milionë Euro mund të bëjë që drejtuesit e Pescarës të heqin dorë nga mesfushori shqiptar. Oferta e parë e Bolognës për futbollistin ka qenë e përafërt me 2 milionë Euro, por falë paraqitjeve që ka bërë në Europian, kartoni i Memushajt tashmë vlen shumë më tepër./SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: