Connect with Us

Mediat Austriake: Teuta nën hetim

Sport

Mediat Austriake: Teuta nën hetim

Publikuar

-

Mediat austriake njoftojnë për një hetim të nisur nga organet vendase në lidhje me Teutën. Sic bën të ditur portali “News.at”, ndaj klubit durrsak është hapur një hetim në lidhje me dyshim të trukimit të ndeshjeve. Vëmendjen e autoriteteve vendase e ka tërhequr miqësorja e luajtur pikërisht gjatë fazës përgatitore të Teutës në Alpet Austriake, ku skuadra shqiptare u mund me rezultatin 7-2 nga Austria e Vjenës, cka ka bërë të lindin dyshimet për një rezultat të fiksuar.

Mediat austriake që përcjellin edhe konfirmimin e Ministrisë së Brendshme atje për nisjen e një hetimi, madje bëjnë të ditur se policia federale austriake për këtë cështje ka zbarkuar dhe në hotelin ku qëndronte e akomoduar skuadra Shqiptare në Austri me prokurorinë e Salzburgut që kanë ushtruar një kontroll duke marrë madje dhe telefonat e zyrtarëve dhe stafit teknik në kërkim të provave që mund të implikojnë skuadrën shqiptare në trukimin e ndeshjeve, të dhëna këto që janë duke u analizuar në departamentin kundër krimit të organizuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE