Sport
FSHF, tjetër paralajmërim për liçencimet
Komisioni i licensimit prane Fshf ka dhene sot nje paralajmerim te rendesishem per te gjitha klubet, ne prag te fillimit te sezonit te ri, sigurimi i licenses do te duhet te jete prioritet i tyre, ne te kundert rrezikojne rregjistrimin ne kategorite perkatese. Pas nje pune intensive dhe sugjerimeve te dhena ne periudhe te ndryshme, klubet tona do te duhet te japin nje provim te rendesishem, para ketij komisioni, per ti bindur me fakte se jane te afte ne kategorite e fituara nepermjet aktivitetit sportive. Perpara perfaqesuesve te medias, drejtues te komisionit te licensimit, te garave dhe te sektorit teknik kane shpjeguar ne detaje perpjekjet e bera dhe detyra e lena per secilin klub. Sipas tyre ka nje interes ne rritje te klubeve per te ndjekur kushtet e vendosura nga Fshf, pas plotesimit te kriterit ligjor, ne drejtim te kriterit sportive dhe administrative. Eshte nje fakt tanime, se te gjitha klubet e Kategorise Superiore, te pare dhe te sektori i te rinjve, drejtohen nga trajnere me diplomat perkatese te percaktuara nga sektori teknik. Ndersa konstatohen perpjekje per te afruar ne drejtimin e klubeve njerezit profesionit, sa i takon ceshtjeve administrative. Nderkohe mbetet shqetesim kriteri infrastruktures, pasi pothuajse te gjitha ambientet jane ne pronesi te bashkive respektive dhe atij financiar, pasi shumica e klubeve tona rezultojne me bilance negative, raporton SS. Pavarësishst probeleme te shumta, me te cilat perballen kluben tona, ne Fshf jane te angazhuar per ti orientuar dhe detyruar keto subjekte drejt plotesimit te te gjitha kushteve per te siguruar nje license, sipas manualit te percaktuar nga komisioni i licensimeve. Megjithate, keto premtime do te duhet te ballafaqohen me veprime konkrete, pas dates 15 korrik.