Connect with Us

Tjetër lojtar shqiptar te Pescara

Sport

Tjetër lojtar shqiptar te Pescara

Publikuar

-

Zgjerohet “kolonia” Shqiptare te Pescara. Pas Ledian Memushajt, liderit të “delfinëve” ku mban dhe shiritin e kapitenit dhe afrimit në merkato të Rey Manajt, me skuadrën e Massimo Odos, ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist edhe mbrojtësi shqiptar Leonardo Maloku. 18-vjecari që është aktivizuar me ekipet përfaqësuese kuqezi të moshave ka lënë shenjë në grumbullimin përgatitor parasezonal ku është bashkuar për herë të parë me skuadrën e parë dhe është aktivizuar në të 3 miqësoret e luajtura deri më tani nga Pescara duke bindur kështu klubin për të firmosur me të një kontratë 5-vjecare. Mediat italiane shkruajnë se klubi beson shumë te djaloshi që ka lënë shenjë në seancat stërvitore ndërsa në miqësoret e luajtura ka spikatur për dinamizmin, përqëndrimin dhe kontributin në të dyja fazat e lojës, ndërsa mund të luajë shumë mirë jo vetëm në krah por edhe si qendër mbrojtës si një lojtar shumë pozicional.

Mediat italiane kujtojnë ndërkohë se jo më kot në vitin 2014 Maloku u grumbullua me kombëtaren e 17-vjecarëve të Shqipërisë për të marrë pjesë në kualifikueset e Europianit kundër Norvegjisë, San Marinos dhe Austrisë. Në këtë mënyrë Maloku do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Pescarës në Serinë A në sezonin që pritet të nisë, bashkë me Manajn dhe Memushajn ku do të mund t’i shohim e bëjmë tifo për ta edhe nëpërmjet ekranit të Supersport që sjell tradicionalisht Kategorinë maksimale të futbollit italian./SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: