Connect with Us

Gashi ruan nderin e Colorados në New York

Sport

Gashi ruan nderin e Colorados në New York

Publikuar

-

Shkëlzen Gashi shpëton nderin e Colorado Rapids në transfertën njujorkeze kundër New York City FC ku skuadra e tij u shkatërrua 5-1 me 4 gola të shënuar nga ish kapiteni i Chelseat, Frenk Lampard. Takimi nisi i vrullshëm për skuadrën vendase që e gjeti avantazhin në minutën e 28 me anë të mesfushorit britanik dhe ndeshja u vështirësua më shumë për Coloradon pas daljes së Aziras me karton të kuq. Gashi që u aktivizua në këtë ndeshje si sulmues i majtë, gjeti pak hapësira në gjysmëfiushën kundërshtare, por gjithsesi ai rezultoi një nga lojtarët më të mirë të Colorados. Pas 5 rrjetave të shënuara nga vendasit, në minutën e fundit të takimit, bomberi kuqezi mori përsipër ekzekutimin e goditjes së dënimit nga rreth 25 metra. Falë një devijimi të lehtë, Gashi arriti të shënonte golin e nderit për Rapids.

Ky është goli i tretë i Gashit me fanellën e skuadrës amerikane që mbetet në vendin e dytë të konferencës së perëndimit me 3 pikë më pak se Dallas por edhe me dy ndeshje për të luajtur/SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE