Connect with Us

Gashi, ndër 50 lojtarët më me influencë në MLS

Sport

Gashi, ndër 50 lojtarët më me influencë në MLS

Publikuar

-

Shkëlzen Gashi ka patur një sezon të shkëlqyer këtë vit me Colorado Rapids në SH.B.A. dhe këtë e konfirmojnë jo vetëm statistikat e tij, por gjithashtu dhe një nga rrjetet më të mëdha mediatike në këtë vend, Fox Sport që e ka përfshirë sulmuesin kuqezi në listën e 50 lojtarëve me më influencë në Major League Soccer. Gashi është renditur i 19-ti në këtë klasifikim të vecantë. Në përshkrimin e Fox Sport për Gashin lexohet:

“Finalizimi i tij i mrekullueshëm ndaj L.A Galaxy në play off nuk do të harrohet lehtë, dhe ky nuk ishte i vetmi gol i rëndësishëm i shënuar prej tij në këtë sezon. Gashi është shfaqur shpesh në momente të rëndësishme dhe pse mund të kishte qenë pak më shumë pragmatist përpara portë. Sipas Fox sports, Gashi mund të renditej më sipër nëse do të kishte realizuar më tepër gola për skuadrën e Colorados, por gjithsesi mbetet një prej yjeve të skuadrës, në një kampionat ku kampionët e mëdhenj nuk mungojnë. Sulmuesi shqiptar është renditur vetëm një pozicion më lartë se Steven Gerrard, ndërsa ka lënë pas emra si Didier Drogba, Clint Dempsey apo Nelson Valdez. Me skuadrën e tij të Colorados, Gashi luajti deri në finale e Konferencës por pa mundur dot të sigurojë një vend në finalen e madhe të Major League Soccer.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Si në shumë botën, Koronavirusi ka prekur në anën financiare edhe futbollin në Shqipëri, që tashmë është në vështirësi të mëdha. FSHF-ja ka dalë hapur ku ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare, për tu përfshirë edhe sektori i sportit në paketën e kompesimit, pasi rrezikohet falimentimi. Megjithatë qeveria, ende nuk e ka reaguar për këtë. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Hulku i Superiores”, Batha dhe Torasa tallen me Kalenë

Publikuar

-

Nga

Nuk ka ditë që Elton Cale të mos jetë protagonist. Herë ngacmon, herë e ngacmojnë. Këtë herë ka qenë shënjestër e shokëve të tij të skuadrës. Fotografi i bardhebluve, Izmir Doda, ka modifikuar një foto të brazilianit, që paraqitet si Hulk. Cale, në llogarinë e tij, me shaka ankohet për modelin e flokëve, kurse në […]

LEXO TE PLOTE