Connect with Us

Skënderbeu, pa “mbrojtje” ndaj Teutës

Sport

Skënderbeu, pa “mbrojtje” ndaj Teutës

Publikuar

-

Teuta-Skënderbeu cel siparin e javës së 15-të të Kategorisë Superiore. Në Niko Dovana luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, me dy skuadrat që vijnë të etura për pikë edhe pse me humor të ndryshëm. Skënderbeut, përtej cështjes me Uefa-n, i duhet të gjejë kthesën në fushë për të mos humbur terren në luftën për kreun. Barazimi i fundit me Vllazninë u mbyll me kontestimet e tifozerisë që kërkojnë reagimin e menjëhershëm. Skuadra vuan qartësisht mungesën e finalizimit, me Skënderbeun që ka shënuar vetëm 2 gola në 7 përballjet e fundit në kampionat.

Sikur të mos mjaftonte një problem i tillë madhor në sulm për një skuadër që pretendon titullin, Agostinellit i duhet të përballet me një emergjencë të vërtetë në repartin e mbrojtjes, Tefik Osmani mungon sërish për probleme familjare ndërkohë që me Gledi Micin dhe Marko Radas të skualifikuar, trajnerit italian i duhet të improvizojë nga e para mbrojtjen, ku nga futbollistët titullarë ka në dispozicion vetëm Kristi Vangjelin dhe Jashanicën. Përballjen e fazës së parë, në Korcë Skënderbeu e fitoi 1-0 me një gol të shënuar në minutën e 95, dhe këtë herë skuadra e Maganit shpreson natyrisht të  marrë më tepër. Tekniku peqinas kërkon ti japë vazhdimësi momentit të mirë të krijuar me rikthimin te fitorja ndaj Korabit, dhe edhe pse Skënderbeu paraqet tjetër shkallë vështirësie te bregdetarët janë të bindur se në shtëpinë e tyre mund të sigurojnë pikët aq të nevojshme për të larguar sa më shpejt ethet e mbijetesës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE