Connect with Us

Protesta për stadiumin/ Procedohen penalisht 10 tifozë të Tiranës  

Sport

Protesta për stadiumin/ Procedohen penalisht 10 tifozë të Tiranës  

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 10 tifozë të Tiranës, të cilët bllokuan zhvillimin e stërvitjes së skuadrës pasditen e së enjtes në fushën stërvitore “Skënder Halili”.

Pasditen e së enjtes, policia shoqëroi 32 tifozë, por vetëm për 10 prej tyre vendosi t’i procedojë penalisht. Për ta është referuar në Prokurori vepra e “organizimit dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

“Më datë 26.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit: G. Ç., 39 vjeç, A. R., 39 vjeç, R. T., 32 vjeç, D. L., 32 vjeç, S. P., 17 vjeç, R. R., 22 vjeç, A. Ç., 23 vjeç, S. K., 20 vjeç, G. D., 21 vjeç dhe O. G., 21 vjeç, sepse rreth orës 14:00, në rrugën “Bedri Karapici”, në fushën e Stadiumit të F.K. Tirana, këta shtetas bashkë me disa tifoza të tjerë të ekipit të Tiranës, kanë manifestuar pa leje, duke bllokuar për disa minuta fushën e stërvitjes të futbollit të ekipit të Tiranës dhe për të kundërshtuar një marreveshje që është bërë midis ekipit të futbollit të klubit të Tiranës dhe ekipit të futbollit të klubit Partizani.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, sepse dyshohet se ka goditur me pëllëmbë në fytyrë lojtarin e ekipit të Tiranës, G. L. parashikuar nga Neni 262 i Kodit Penal për dhjetë shtetasit e lartëpërmendur dhe Nenet 90 dhe 262 të Kodit Penal, për shtetasin A. D”. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE