Connect with Us

De Biasi kokëfortë, Trashi nuk ka shans ndaj Italisë

Sport

De Biasi kokëfortë, Trashi nuk ka shans ndaj Italisë

Publikuar

-

Ka disa ditë që në medie qarkullon lajmi, sipas të cilit Lorenc Trashi do të grumbullohet me kombëtaren shqiptare për ndeshjet me Italinë  dhe Bosnje-Hercegovinën. Mesfushori i Partizanit është një nga lojtarët më të spikatur të Kategorisë Superiore dhe do ta meritonte një thirrje nga trajneri Gianni De Biasi. Fatkeqësisht, burime të afërta të “citynews.al” pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dije se 24-vjeçari as kësaj here nuk ka marrë një lajm të mirë.

Trashi nuk do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi në përballjen e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” dhe as në miqësoren me përfaqësuesen ballkanike, që do të thotë se De Biasi vijon të mos ketë besim te lojtarët e kampionatit tonë, pavarësisht se për Trashin ka pasur shumë “ndërhyrje”. Mbetet të shihet nëse kjo kokëfortësi e tij do të vlejë edhe për portierin e Kukësit, Enea Koliçi, gjithashtu “i kuotuar” se mund të bëjë kapërcimin e madh duke u bërë pjesë e kombëtares.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE