Connect with Us

Takaj–Gjici, batuta për supersfidën

Sport

Takaj–Gjici, batuta për supersfidën

Publikuar

-

Skënderbeu – Kukësi jo më kot është prej disa sezonesh kryefjala e kampionatit. Përvec investimeve të bëra në skuadrat respektive, që janë pasqyruar edhe me rezultatet në fushë, janë dy klube që rivaliteti sportiv nuk ka cënuar në asnjë moment marëdhëniet e mira midis tyre. Në vigjilje të supersfidës së të premtes, ku skuadrat luajnë për titullin kampion, dy presidentët Ardian Takaj dhe Safet Gjici nxehin sfidën me batutat e tyre karakteristike, me nota të larta humori por pa humbur sensin e garës.

Takaj: Finale, luhet për vendin e paë. Dy ekipe që rivalizojnë prej vitesh. Ndahet vendi i parë por nuk është ndeshja që vendos titullin.

Më pëlqen për hir të garës ta quajmë finale e parakohëshme. Por nuk është e tillë, është një ndeshje si gjithë të tjerat.

Batutat i përdorim gjithë kohës, për ta ctensionuar situatën, pasi jemi dhe miq. Duhet ta përjetojmë si sport.

Gjici: Presidenti takaj ka thënë që deri në shkurt i mbajnë gjunjët kukësit, por ne kemi kaluar shkurtin dhe jemi përpara. Futbolli prandaj është i bukur prej konkurencës, por do dalim të fituar.

Batutat nuk mungojnë edhe kur ka një sinjal për të dërguar tek kundërshtari, duke treguar se ambicia e këtij 90 minutëshi mbetet e njëjtë për të dyja skuadrat.

Takaj: Për kukësin një humbje minimale sukses është.

Gjici: Nuk pranoj barazimin në korcë, sepse kemi krijuar rekord. Ne jemi ekip rekordesh. Takaj nuk e ka më forcën e para 2 apo 3 vitesh, do jetë ndeshje e bukur dhe kukësi do të shkojë për të marë fitoren.

Të dy presidentët janë të vetëdijshëm se kjo sfidë është e rëndësishme për të ecur përpara por jo decizive. Presidenti i Kukësit Safet Gjici vijon duelin e batutave, duke premtuar se ky është viti i Kukësit për ti shkuar deri në fund titullit kampion

Gjici: Kjo ndeshje nuk nxjerr njeri kampion, një sfidë si gjithë të tjerat, por ndryshon sepse janë të dy pretendentët, edhe pse ky ka 6 tituj dhe nuk ngopet. Kolegu im kërkon gjithmonë më shumë, ka kërkesë ndaj ekipit dhe vetes e bën mirë këtë, por titulli do shkojë drejt rrugës së kombit.

Takaj: I qëndroj deklaratës se është rrugë e gjatë, nëse shkurton diferencën mund tia lejoj.

Gjici: Ne kemi shkuar me titullin deri tek tuneli, aty nuk e kemi problem.

Takaj: Më vjen mirë që futbolli të funksionojë kështu, si sport. Ne jemi ata që japim mesazhe edhe për tifozeritë që të sillen si duhet në rrugët e duhur. E rëndësishme është të mos cënohet gara, pjesa tjetër të funksionojë.

Nga dy ekipet Kukësi vjen me i qetë në këtë sfidë, ndryshe nga Skënderbeu që në dy sfidat e fundit ka marë vetëm dy pikë, në barazimet me Teutën në shtëpi dhe Tiranën në transfertë. Presidenti Takaj bën një analizë të shkurtër duke shpresuar për kthesën e shumëpritur.

“Se kam takuar ende ekipin pas barazimit me tiranën, nesë mund të flasim për gjithcka. Skënderbeut nuk i lejohet të lërë pikë në dy ndeshje radhazi, pasi janë pikë të lëna në një moment që nuk duhet.”

Skënderbeu – Kukësi ka nisur me humor dhe batuta, për të kthyer seriozittin të premten në orën 18, në supersfidën e javës së 26 të kategorisë superiore./SS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE