Connect with Us

E prisnit këtë? Zidane ka frikë nga Leicester City

Sport

E prisnit këtë? Zidane ka frikë nga Leicester City

Publikuar

-

Leicester City nuk e ka më trajnerin Claudio Ranieri dhe as që ka shans të fitojë sërish titullin kampion në Premier League, por ende frikëson. Ai i cili e ka pranuar hapur këtë është trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Shumë mendonin se Leicester City nuk do të qëndronte gjatë në krye të kampionatit vjet, por në fund e fitoi titullin. Shumë mendonin se nuk do t’ia dilte kundër Sevillas, por e bëri. Askush nuk preferon të ndeshet me ta”, – është shprehur francezi. Më tej, Zidane ka shtuar: “Ne kemi parë se Leicester City ka lojtarë shumë të talentuar, por më e rëndësishmja është se ata luajnë me zemër. Në një short me tetë skuadra, gjithmonë do të ketë dy ndeshje të vështira. Nuk ka më skuadra të dobëta në Champions League. Të gjithë besojnë dhe ëndërrojnë, pavarësisht se do të fitojë vetëm njëri”.

Zizuja nuk di të flasë ndryshe, përveçse troç. Lojtarët e tij e morën sinjalin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020: Ja 19 ekipet e kualifikuara, edhe 5 bileta ende në lojë

Publikuar

-

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme eliminatore ka shkuar në 19 numri i ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020. Dy ekipet e fundit që siguruan sot biletën janë ato të grupit D, Zvicra dhe Danimarka. Në ndeshjet e nesërme të fundit për këto eliminatore do mësohet edhe ekipi i 20-të, nga përballja Uells-Hungari. Bale […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020, mbyllen takimet e sotme: 2 ekipe presin biletën për në Europian

Publikuar

-

Janë mbyllur takimet e sotme eliminatore, ku bien në sy fitoret e thella të Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit fituan 9-1 ndaj Armenisë duke i mbyllur këto eliminatore me pikë të plota, 10 ndeshje, 30 pikë. Zvicra nuk pati probleme dhe fitoi me lehtësi 1-6 në Gjibraltar duke siguruar vendin e parë në Grupin D […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia është çmendur, shënon 9 gola në ndeshjen e fundit eliminatore

Publikuar

-

Italia ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë formë. Të kaltrit mbyllin eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë pikët e plota në 10 ndeshje, pra 10 fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, që po luhet në Palermo dhe ende nuk ka […]

LEXO TE PLOTE