Sport
Alarm nga presidenti i UEFA-s: Botërori do ketë një problem!
Ju duk lajm i madh fakti që Botërori i vitit 2026 do të organizohet me 46 skuadra? Po, mbase për Shqipërinë, si kombëtare e vogël, është diçka shumë e mirë, por jo gjithçka do të jetë e përkryer me këtë reformë.
Kësaj i shqetësohet presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili është shprehur se ka diçka e cila nuk do të funksionojë. “Kemi një problem: ku do ta organizojmë kompeticionin, pasi nevojiten 12 stadiume me një kapacitet prej më shumë se 50 mijë spektatorësh, dhe impiante të tilla mund të gjesh vetëm në 2 ose 3 vende të Europës, asnjë në Afrikë, ndoshta në Kinë apo SH.B.A. por askund tjetër”, – ka thënë numri 1 i shtëpisë së futbollit evropian.
E drejtë, apo jo? Shohim si do të veprojë FIFA!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania