Connect with Us

Podolski lamtumirë me gol, Gjermania mposht Anglinë

Sport

Podolski lamtumirë me gol, Gjermania mposht Anglinë

Publikuar

-

Miqësore luksi me një gol që mund të serviret vetëm në një “restorant” luksoz të futbollit si “Signal Iduna Park” dhe nga një shef i “kuzhinës” së sportit më popullor në botë si Lukas Podolski. Sonte një epokë madhështore e futbollit gjerman mori fund pikërisht në Dortmund. Brezi i Gjermanisë së vitit 2008 nuk ekziston më, me Lukas Podolskin i cili u largua i fundit.

Sulmuesi i dha lamtumirën kombëtares kampione bote duke shënuar golin e vetëm të miqësores kundër Anglisë, duke u rikthyer protagonist dhe duke e mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare me një magji që do të mbahet mend gjatë.

Një gjuajtje spektakolare nga 25 metra largësi e “Princ Poldit” mjaftoi që Gjermania më në fund të rikthehej te një fitore në miqësore kundër ishullorëve. Podolski u përcoll si legjendë që nga fillimi i takimit deri në fund, ashtu siç i ka hije një kampioni të vërtetë. Gjermania, ndërkohë, regjistroi rekordin prej 605 minutash pa pësuar gol.

5555

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: