Sport
Xhaka i kthen përgjigje tifozit / “Nuk jam larguar!”
Sot u spekulua se largimi i Taulant Xhakës nga kombëtarja shqiptare ka ndodhur prej pakënaqësive të tij me trajnerin Gianni De Biasi, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mesfushorit, i cili është në qendër të vëmendjes, edhe pse dje nuk luajti si titullar ndaj Italisë.
Xhaka së bashku me Abrashin kanë postuar një foto në rrjetet sociale, pra pikërisht me lojtarin tjetër i cili ka lënë kombëtaren (ai, faktikisht, është i dëmtuar), ndërsa Taulanti ka befasuar duke hedhur poshtë çdo spekulim për largimin e tij.
Pyetjes nëse është larguar nga skuadra kuqezi, Xhaka i është përgjigjur me “jo”, siç duket edhe në faksimilen e postimit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania