Connect with Us

Artan Hoxha sulmon Armand Dukën dhe FSHF-në/Jepini fund kësaj farse!

Sport

Artan Hoxha sulmon Armand Dukën dhe FSHF-në/Jepini fund kësaj farse!

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka sulmuar FSHF-në dhe Armand Dukën, teksa ka komentuar ndeshjen e kategorisë së parë, Elbasani-Turbina, të luajtur sot.

Hoxha shkruan se mund të shohin këtë ndeshje të gjithë ata që i ka marrë malli për estradë. Ndërkohë, i bën thirrje FSHF-së dhe Dukës që t’i japin fund kësaj farse

Ja reagimi i plotë:

A u ka marre malli per estrade?!!!
Shikoni ndeshjen Elbasani-Turbina ne kategorine e pare.
Po luhet tani.
A i ka njoftuar njeri ata mavrinjte qe bejne sikur luajne futboll, se ndeshja po transmetohet live ne TVSH Sport?!!!
FSHF dhe Mand Duka jepini fund kesaj farse.
Deri ne minuten e 28 te pjeses se pare, Elbasani jo vetem nuk shkoi asnjehere ne porte por as nuk e kaloi mesin e fushes. Papritur Turbines i bie “rrufeja”, ne 5 minuta Elbasani godet 7 here porten vetem per vetem me portierin dhe shenon 2 gola. Te zeste mbrojtesa te Turbines nuk po gjenin derman ku te fshiheshin sepse elbsanllinjte nuk po benin dot gol. Te goli i pare dolen huq dy mbrojtesa te Turbines, tek i dyti edhe portieri hoqi dore te kapte topin… 2 gola ne 3 minuta…. Hajde futboll hajde, dhe mbi te gjitha live ne ekranin publik…/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE