Connect with Us

Shifrat nga “Citynews” / Ja sa paguhen Torassa, Trashi dhe Rrumbullaku

Sport

Shifrat nga “Citynews” / Ja sa paguhen Torassa, Trashi dhe Rrumbullaku

Publikuar

-

Siç ju kemi premtuar, “Citynews” këto javë do të zbulojë pagat e disa prej lojtarëve dhe trajnerëve të kampionatit shqiptar, për të krijuar një ide se sa e lartë është “piaca” në Superiore dhe sa mund të pretendojë një futbollist i nivelit të caktuar për t’u paguar.

Lojtarët e përzgjedhur për sot janë nga Partizani dhe Kukësi.

I pari në listën tonë është Agustin Torassa, mesfushori ofensiv i “Demave të kuq”, i cili aktualisht paguhet 6,5 mijë euro në muaj. Paga e tij në vitin e kaluar ka qenë rreth 15 mijë euro në muaj.

Shoku i tij i skuadrës në kryeqytet, Lorenc Trashi, ka gjithashtu një pagë të kënaqshme, por jo aq shumë sa argjentinasi. Mesfushori aktualisht merr 4 milionë lekë në muaj, një shifër mjaft e konsiderueshme për një lojtar i cili ende nuk e ka marrë ftesën në kombëtare.

Më pak se Trashi paguhet lojtari tjetër i zgjedhur për rubrikën tonë, Simon Rrumbullaku, i cili luan te Kukësi. Mbrojtësi i majtë ishte afrimi i parë i klubit verilindor në merkaton e dimrit. Paga e tij mujore është 1,5 mijë euro, shumë që e ka justifikuar 100% me performancat e tij të shkëlqyera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE