Connect with Us

Hetim tjetër në Superligë / Nga Austria vjen lajmi i hidhur për trukim

Sport

Hetim tjetër në Superligë / Nga Austria vjen lajmi i hidhur për trukim

Publikuar

-

Teuta rrezikon dënim? Ky është lajmi i bujshëm i ditës! Klubi durrsak raportohet se është nën hetim nga organet e drejtësisë të Austrisë për trukim të rezultatit të ndeshjes miqësore të futbollit Austria Vjenë­Teuta, e luajtur në Seeboden të Austrisë dhe që ka përfunduar 7-­2 për austriakët.

Ekipi shqiptar dyshohet se ka humbur qëllimisht me rezultat të thellë për të përfituar financiarisht nga bastet sportive. “Shqiptarja.com” ka publikuar letërporosinë që u kanë dërguar autoritetet e drejtësisë austriake atyre shqiptare, në mënyrë që hetimet të vazhdojnë edhe në vendin tonë. Nga pala austriake kërkohet prej Prokurorisë shqiptare që të merren në pyetje në kuadër të hetimit për trukimin e kësaj ndeshje disa shtetas shqiptarë.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë autorizimin e saj Prokurorisë së Tiranës për të proceduar sipas kësaj letër­porosie të austriakëve dhe së shpejti të dyshuarit të do të merren në pyetje.

Prokuroria e Salcburgut u ka kërkuar autoriteteve tona gjyqësore, nëpërmjet letërporosisë, marrjen në pyetje të shtetasve shqiptare :

1. Shpetim Moçka, i datëlindjes 20.10.1989

2. Bledjan Rizvani, i datëlindjes 02.07.1985

3. Rustem Hoxha, i datëlindjes 21.07.1991

4. Erand Hoxha, i datëlindjes 25.05.1985

5. Juljan Ahmetaj, i datëlindjes 24.05.1979

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE