Connect with Us

Demat “ushqehen” me koka ! Jemini e pëson në qiell, Jareci në ..tokë

Sport

Demat “ushqehen” me koka ! Jemini e pëson në qiell, Jareci në ..tokë

Publikuar

-

Kur flitet për Partizanin, demonët zyrtarë ndalojnë edhe avionin për të ndëshkuar fajtorin që ka “ndihmuar” demin për të vrarë toreadorin. Fjala është për arbitrin e FIFa-s, Lorenc Jemini, i cili u nis për në Luksemburg dhe nuk arriti dot, pasi e urdhëruan të “hidhej me parashutë” ngaqë ishte dënuar në qiell për një mëkat  në tokë.  Një pasagjer me stëmë u flak sa happ e mbyll sytë dhe në vend të tij u shfaq Enea Jorgji, një tjetër personazh me temë në gjoks, për të cilin thuhet se edhe kur gabon, nuk shkon më larg se kufiri i gabimeve njerëzore.  Përse ky ndëshkim spektakolar për Jeminin, arbitrin me të cilin shefat u dashuruan aq shumë  në sezonet e kaluara, sa një ditë  nuk lanë gur pa lëvizuar që shqiptari të ngjitej në altarin e futbollit duke gjykuar Spanjën në një ndeshje  miqësore me Bolivinë.  Sipas ekspertizës gjurmuese  në mjediset e Federatës,  Lorenci paska  mëkatuar me  Partizanin, pikërisht ekipin që ka fituar me meritë “titullin” si ekipi më i urryer i sezonit , për një mosbindje kampione..

Ka gabuar në tokë dhe dënimi është ngjitur deri në qiell për arbitrin që guxoi t’i jap ujë armikut pa lejen e komandantit.Dhe  me çfarë naiviteti ?  Në një kampionat ku fotografia e Partizanit dhe e presidentit Demi është përhapur me  diçiturën “  të padëshiruarit për  kampion”,  një tjetër njëri me përvojë, Sokol Jareci, një ish-arbitër i FIFA-s, ka  bërë vetëvresje të klasit të lartë  në maviolë. Me kokën e tij, pa pyetur fare se çfarë mendon koka  e madhe, Jareci paska  tradhëtuar  idealin e familjes së maviolistëve kur ka thënë: ” Partizanit nuk iu dhanë dy penallti në ndeshjen në Shkodër me Vllazninë!”  Një frazë që  u dëgjua si vetëtimë në qiell të pastër, një frazë që shkaktoi dhimbje koke, saqë nuk besonin se fjalët kishin dalë nga goja e Jarecit. Bile një nga maviolistët, Pregja apo Janku nuk dihet tamam, kishte  nxituar të gjente shkakun  : “ Do ta kenë helmuar Kolin..”  Nuk dihet se si është e vërteta, por dihet një gjë tjetër, tejet shqiptare, Jareci nuk ushfaq në maviolë këtë javë.  Ia morën “armën” në momentet më të ndezura të luftës për titullin  dhe shkaktari nuk mund të quhet ndryshe, veçse ..Partizani.  Një ekip i çuditshëm që kërkon ta deformojë lojën me top në një lojë me ..”koka”./Sfidanti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE