Connect with Us

“Çmenden” te Kukësi / Biletat deri në 20 mijë lekë, por paguajnë biznesmenët

Sport

“Çmenden” te Kukësi / Biletat deri në 20 mijë lekë, por paguajnë biznesmenët

Publikuar

-

Drejtuesit e klubit të Kukësit sapo kanë njoftuar diçka krejtësisht të papritur për supersfidën e së shtunës në Kategorinë Superiore, Kukësi-Skënderbeu. Pritësit kanë vendosur që hyrja të jetë vetëm me bileta dhe çmimet do të jenë 1000 dhe 2000 lekë të reja.

Më tej, zyra për shtyp e verilindorëve njofton se shumë biznesmenë kuksianë janë vetofruar për të paguar qindra bileta dhe tifogrupet vendëse nuk do të paguajnë, ama duhet të marrin biletat në hyrje të stadiumit. Ja komunikata zyrtare:

FK Kukësi komunikon se biletat e spektatorëve për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të jenë të gjitha me pagesë. Çmimet janë si më poshtë:

Tribuna përballë: 1000 lekë të reja
Tribuna kryesore: 2000 lekë të reja

Çmimet e biletave do të jenë pa dallim ndërmjet tifozerisë vendëse dhe asaj mike. Ne nuk do të bëjmë asnjë diferencim, duke respektuar në maksimum mysafirët. Në dispozicion do të lëmë 300 vende për tifozët korçarë.

Këto ditë, si klub organizator, kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit, duke u kujdesur për policinë, ambulancën, zjarrfikësen dhe çdo gjë tjetër në funksion të sigurisë në stadium.

Ndërkohë, duke marrë parasysh faktin se ndeshja e së shtunës (17:30) është më e rëndësishmja e këtij sezoni jo vetëm për FK Kukësin, por edhe për gjithë kampionatin shqiptar, theksojmë se shumë biznesmenë kuksianë kanë shprehur dashamirësinë dhe gatishmërinë e tyre për të paguar biletat për tifogrupet tona.

NUK DO TË KETË BILETA FALAS!

Biznesmenët e afruar pranë klubit, duke mos dashur të privojnë tifozerinë kuksiane nga kjo supersfidë, kanë blerë me qindra bileta dhe hyrja në stadium do të jetë VETËM me bileta. Tifozët tanë le të përfshihen me tifogrupet për të përfituar biletat, gjë që vlen edhe për Skënderbeun, nëse kanë dëshirën të paguajnë paraprakisht si klub apo nëpërmjet biznesmenëve të ndryshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE